Shtypi turk 09.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 09 korrik 2018:

Shtypi turk 09.07.2018

Vatan” – Mesazh ngushëllimi nga Çavusoglu për Japoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i ka dërguar Japonisë një mesazh ngushëllimi për viktimat e shkaktuara nga përmbytjet dhe shkarjet e tokës si pasojë e shirave të rrëmbyeshme, të cilat vijojnë të bien me intensitet të lartë në zonat qendrore dhe perëndimore të këtij vendi ishullor.

Vatan” – Turqia dënon sulmet terroriste në Somali

Ankaraja zyrtare ka dënuar sulmet terroriste me autobomba të grupit terrorist, Al-Shabaab, në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë. “Ne kemi mësuar me trishtim të madh se shumë civilë kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e sulmeve terroriste të kryera në Mogadisho”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme në një deklaratë të shkruar.

Hürriyet” – Alania pret 1 në çdo 10 turistë

Fluksi i lartë i turistëve evropianë dhe rusë bën që popullsia ditore e nënprefekturës Alania të rrethit Antalia të jetë mbi 500 mijë banorë gjatë muajve të verës. Kjo qendër turistike në brigjet mesdhetare turke, të cilën e vizituan 3,5 milionë turistë në vitin 2017, pret 1 në çdo 10 turistë që vijnë në Turqi dhe 1 në çdo 3 pushues që shkojnë në Antalia.

Star” – Iranianët preferojnë Turqinë më shumë sesa vendin e tyre

Shefi i Zyrës së Zhvillimit, Planifikimit dhe Mbështetjes së Turizmit për Iranin, Muhammed Sabit, ka bërë me dije se qytetarët iranianë preferojnë Turqinë për pushime “cilësore dhe të lira” në vend që të realizojnë udhëtime turistike në vendin e tyre.

Yeni Şafak” – Medalje ari nga Bakiri

Muhammet Hamza Bakir është shpallur kampion botëror duke fituar medalje ari në Kampionatin Botëror të Mundjes për Kadetë, organizim ky që po zhvillohet në kryeqytetin Zagreb të Kroacisë. Në finalen e stilit greko-romak, pesha 110 kg, mundësi i kombëtares turke ka hedhur “tuç” kundërshtarin azerbajxhanas, Sarkhan Mammadov, duke fituar me rezultatin e pastër 9-0.



Lajme të ngjashme