Shtypi turk 05.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 05 korrik 2018:

Shtypi turk 05.07.2018

“Haberturk”: Kurtulmus: Kemi thyer rekordet e të gjitha kohërave në turizëm

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus në Stamboll deklaroi se “Sektori i turizmit këtë vit e filloi me një shtysë të madhe. Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti kemi thyer rekordet e të gjitha kohërave. Gjatë kësaj periudhe Turqinë e vizituan 11,5 milionë turistë”.

“Hurriyet”: Ministri jemenas falënderon Turqinë

Ministri i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Jemenit, Muhammed Said es-Saidi falënderoi Turqinë për mbështetjen humanitare dhënë vendit të tij.

“Vatan”: Pilotët e parë të F-35-ës ndodhen në ShBA

13 pilotë turq që do ta përdorin avionin luftarak të gjeneratës së 5-t, F-35, të cilin Turqia bleu nga ShBA-ja, së bashku me 325 personel për mirëmbajtjen e tyre, ndodhen në Bazën Ajrore Luke në Arizona ku do të ndjekin trajnimet.

“Haberturk”: 11 çmime Oscar të Turizmit për Turqinë

Bëhet e ditur se turizmi turk në kategorinë evropiane ka fituar 11 Çmime Botërore të Udhëtimit (World Travel Awards – WTA), që pranohen edhe si “Oscar i Turizmit”. Ndërkohë që Antalja radhitet e para me 5 çmime, Stambolli dhe Mugla fituan nga 3 çmime në kategorinë e hotelerisë dhe kështu u zgjodhën si vende me hotele më të mira të Evropës. Ndërkaq në kategorinë individuale hoteli “Çiragan Palace Kempinski” në Stamboll u zgjodh për hotel më të mirë në Evropë.

“Sabah”: Kombëtarja turke U17 kualifikohet në çerekfinale pas mundjes ndaj Serbisë

Në deklaratën e Federatës Turke të Basketbollit thuhet se Kampionati Botëror që po zhvillohet në qytetet Rosario dhe Santa Fe të Argjentinës, Turqia mundi Serbinë me rezultat 87-68 dhe arriti të kualifikohet në çerekfinale.



Lajme të ngjashme