Shtypi turk 04.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 04 korrik 2018:

Shtypi turk 04.07.2018

Haber Türk” – Këto janë dy vendet që Erdogani do të vizitojë për herë të parë pas zgjedhjeve!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitat e tij të para jashtë shtetit pas zgjedhjeve të 24 qershorit do t’i realizojë në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Azerbajxhan, të martën e 10 korrikut.

Vatan” – Jemi gati të bashkëpunojmë në luftën kundër PKK-së

Iraku ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Turqinë në luftën kundër organizatës separatiste terroriste, PKK.

Star” – “Turkish Petroleum” pajiset me 4 licenca për kërkimin e naftës

Ministria turke e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore ka pajisur Korporatën Turke të Naftës (Turkish Petroleum – TP ose TPAO) me licencat e nevojshme për kërkimin e hidrokarbureve në 4 fusha naftëmbajtëse.

Sabah” – Linjat Ajrore Turke 3 herë më të sigurta sesa ato të BE-së

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka bërë me dije se, pas 123 inspektimeve të realizuara në avionët e “Turkish Airlines”, kompania turke e aviacionit civil ka rezultuar 3 herë më e sigurt sesa linjat ajrore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Hürriyet” – Rekordi i 1 korrikut në hapësirën ajrore turke

Më datë 1 korrik, plot 200 mijë avionë kanë fluturuar anembanë botës, ndërkohë që trafiku ka qenë jashtëzakonisht i ngjeshur edhe në hapësirën ajrore të Turqisë. Sipas të dhënave zyrtare, 5 mijë e 87 avionë kanë fluturuar në hapësirën ajrore turke, e cila është 1 milion km2, duke thyer rekordin historik të trafikut ajror brenda 24 orëve.



Lajme të ngjashme