Shtypi turk 03.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 03 korrik 2018:

Shtypi turk 03.07.2018

“Yeni Safak”: THY nënshkruan një marrëveshje globale

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) hodhi firmën në një marrëveshje të rëndësishme në nivel global me kompaninë American Express Global Business Travel (Amex GBT). Me anë të kësaj marrëveshjeje Linjat Ajrore Turke planifikojnë të rrisin pjesën e tregut në segmentin e udhëtimit të korporatave dhe synon të jetë linja ajrore më e preferuar në të gjitha udhëtimet e biznesit.

“Vatan”: Shtypet butoni! Tani do të prodhohen në Turqi

Kompania turke Ozdisan Elektronik, e cila importon pjesë këmbimi nga jashtë për industrinë e mbrojtjes, me anë të investimeve në Stamboll, që do të vihen në jetë në bashkëpunim me italianët, do të prodhojë produkte të teknologjisë së lartë dhe në këtë mënyrë do ti japë fund vartësisë nga jashtë.

“Star”: Turqia vend i vetëm që prodhon pambuk gjenetikisht të pandryshuar

Drejtori i Departamentit të Informacionit Teknik i Komitetit Këshillimor Ndërkombëtar të Pambukut (ICAC), Keshav Kranthi gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në Aydin të Turqisë deklaroi se “Turqia është vendi i vetëm që prodhon pambuk gjenetikisht të pandryshuar dhe kjo është një veçori shumë e rëndësishme. Turqia si nga aspekti i rendimentit ashtu edhe nga aspekti i cilësisë së pambukut radhitet e para në botë”.

“Sabah”: Kroçera më e madhe e sezonit turistik 2018 ankoron në Kusadasi

Korçera më e madhe e sezonit turistik 2018 “Marella Discovery 2” ankoroi në portin Ege të nënprefekturës Kusadasi të Aydinit të Turqisë. Kështu kroçera me 1 mijë e 846 pasagjerë e realizoi udhëtimin e parë të saj në Kusadasi.

“Haberturk”: Gëzimi i Gobeklitepe-së në Sanliurfa

Në qytetin Sanliurfa po jetohet gëzimi nga përfshirja e “Gobeklitepe”, një sit arkeologjik në juglindje të Turqisë, konsideruar si tempulli më i vjetër në botë me një të kaluar 12 mijë vjeçare në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.



Lajme të ngjashme