Shtypi turk 02.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 02 korrik 2018:

Shtypi turk 02.07.2018

Vatan” – Publikohen statistikat e eksportit turk për muajin qershor

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i muajit qershor 2018 është rritur me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në 12 miliardë e 602 milionë dollarë.

Sabah” – Bebet e syrit të Industrisë së Mbrojtjes do të prodhohen në Konya

Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN) dhe Shoqëria Anonime e Industrisë së Mbrojtjes “Konya” do të ndërtojnë së bashku një uzinë armësh në periferi të rrethit qendror të Konyas, ku do të prodhohen sistemet e mbrojtjes që i nevojiten Turqisë. Siç bën të ditur ASELSAN, në këtë uzinë planifikohet të prodhohen gati të gjitha sistemet e armëve të kalibrit të mesmë, të cilat Turqia i importon.

Haber Türk” – Thyhet rekordi i të gjithë qershoreve në turizmin e Antalias

E nisur me objektivin për një rekord historik me 14 milionë turistë këtë vit, rrethi i Antalias ka thyer rekordin e të gjithë qershoreve duke regjistruar gjatë muajit të kaluar plot 2 milionë e 11 mijë 730 vizitorë.

Hürriyet” – Kompanitë evropiane të kozmetikës preferojnë qershinë e Sultandagit

Qershitë e kultivuara në nënprefekturën Sultandagi të rrethit Afyonkarahisar të Turqisë po dërgohen në vende evropiane si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Belgjika dhe Holanda për t’u përdorur në industrinë e kozmetikës, farmaceutikës dhe ushqimit.

Haber Türk” – Garën e Veteranit e fiton “Hep Beraber”

Kali me emrin “Hep Beraber” (Së Bashku), një hamshor race në pronësinë e avokatit Veysel Kahraman dhe nën udhëheqjen e kalorësit Ahmet Çelik, ka fituar Garën 92. të Veteranit (një garë me kuaj për nder të Ataturkut) me kohën 2 minuta e 29 sekonda e 67 të qindtat.



Lajme të ngjashme