Shtypi turk 28.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 28 qershor 2018:

Shtypi turk 28.06.2018

Yeni Şafak” – Simsek jep sinjalin e parë: Gati për kërcim

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, ka dhënë sinjalin e parë në lidhje me administratën e re. Sipas tij, me sistemin e ri qeverisës pas zgjedhjeve të 24 qershorit, Turqia është gati për të bërë një kërcim në aspektin ekonomik.

Haber Türk” – Zeybekci: Vendimi i SHBA-së nuk është detyrues për ne

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci, është prononcuar në lidhje me thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtuar aleatëve për të ndërprerë importin e naftës nga Irani deri më datë 4 nëntor. “Vendimi i SHBA-së nuk është detyrues për ne”, ka thënë ai duke shtuar se të tilla për Turqinë janë vetëm rezolutat e OKB-së.

Star” – Firmoset marrëveshja kreditore për Impiantin e Depozitimit të Gazit në Liqenin e Kripës

Turqia ka nënshkruar të mërkurën me institucionet financiare ndërkombëtare një marrëveshje kreditore me vlerë të përgjithshme 1,2 miliardë dollarë për zgjerimin e Impiantit të Depozitimit të Gazit në Liqenin e Kripës (Tuz Gölü). “Kemi shpallur politikën kombëtare për energjinë dhe minierat”, ka deklaruar ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Sabah” – Turistët zbarkuan nga deti në Bodrum!

Anija turistike “Mein Schiff 2”, me flamur maltez, është ankoruar për herë të dytë në vitin 2018 në portin e Bodrumit, në provincën Mugla të Turqisë, këtë herë me 2 mijë e 77 vizitorë gjermanë, që kanë gjallëruar fuqishëm esnafët lokalë me shpenzimet e tyre në qytezë.

Hürriyet” – Do të vij përsëri

Artistja amerikane, Anastacia, një prej vokaleve legjendare të muzikës pop, ka vizituar qytezën turistike turke të Bodrumit, ku dha mbrëmjen e së martës edhe një koncert spektakular në Marinën “Yalikavak”, në kuadër të turneut të saj botëror. Anastacia tha se ishte mrekulluar nga bukuritë e kësaj qyteze. “Më parë kam qenë edhe në Stamboll, por Bodrumi është ndryshe. Kur e pash për herë të parë, pyeta veten nëse ky vend është apo jo në Turqi. A e patë perëndimin e diellit sot? Ishte diçka e mrekullueshme. Me siguri që do të vij përsëri”, është shprehur ajo.



Lajme të ngjashme