Shtypi turk 27.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 27 qershor 2018:

Shtypi turk 27.06.2018

“Sabah”: Telefonatë urimi nga Trumpi për Erdoanin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pas zgjedhjeve bisedoi në telefon me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Trump e uroi Presidentin Erdoan, që doli fitues i zgjedhjeve të zhvilluara më 24 qershor. Dy liderët do të takohen në Samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në 11-12 korrik në Bruksel.  

“Vatan”: Deklaratë e menjëhershme për notën e kredisë së Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency (JCR), deklaroi se reduktimi i paqartësisë mbi politikën e brendshme pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi, është pozitiv nga aspekti i notës së kredisë.

“Sabah”: Në Antalja erdhën më shumë se 4,5 milionë turistë

Ndërkohë që në Antalja kërkohej thyerja e rekordit të të gjitha kohërave me objektivin për “14 milionë turistë” në vitin 2018-të, që nga viti i ri e deri më 25 qershor, numri i turistëve të ardhur në qytet është rritur në 4 milionë e 507 mijë e 301. Turizmi, i pandikuar nga zgjedhjet në Turqi dhe Kupa Botërore e Futbollit, që zhvillohet në Rusi, në krahasim me vitin 2017-të, është rritur 42%.  

“Haber Türk”: Rekordi i 25 qershorit në Linjat Ajrore Turke

Preferenca e pasagjerëve për të udhëtuar pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të, të zhvilluar në 24 qershor në Turqi, ka shkaktuar fluks të madh dhe Linjat Ajrore Turke (THY), ditën e hënë (25 qershor), duke tejkaluar 1 mijë e 500 fluturime në rang bote, thyen rekordin e këtij viti.  

“Hürriyet”: Gazetarët kinezë dhe përfaqësuesit e medias sociale erdhën në Stamboll

Në kuadër të projektit “Bëhuni mysafiri ynë” të Institutit Junus Emre (YEE), që ka realizuar projekte të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit për ti prezantuar botës gjuhën, kulturën dhe historinë turke, delegacioni kinez që erdhi në Stamboll, vizitoi Muzeun Pera në lagjen Bejollu (Beyoğlu). Grupi kinez  u informua në lidhje me muzeun dhe veprat e tij.



Lajme të ngjashme