• Video galeri

Shtypi turk 26.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 02 janar 2018:

Shtypi turk 26.06.2018

“Haberturk”: Vihet në jetë sistemi i ri i qeverisjes

Turqia bëri përzgjedhjen e saj në zgjedhjet e mbajtura ditën e diel pas të cilës do të vihet në jetë sistemi i ri presidencial. Fillimisht Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLZ) do ti publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 5 korrik më pas do të fillojë me punë edhe Kuvendi. Tre ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, Kuvendi do të mblidhet për ceremoninë e betimit. Menjëherë pas betimit të presidentit do të formohet edhe kabineti i ri.

“Sabah”: Vëzhguesit ndërkombëtar i japin notë të plotë zgjedhjeve në Turqi

Kryesuesja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Olena Sotnyk falënderoi për ftesën e bërë për të ndjekur procesin e zgjedhjeve në Turqinë. Gazeta citon Sotnyk të ketë thënë se “Këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme gjë që u tregua edhe me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve. Mendojë se kjo është pika kryesore për të cilën duhet të flasim. Kjo pjesëmarrje e lartë fillimisht është tregues i pjekurisë demokratike të këtij vendi dhe qytetarëve të tij”.

“Yeni Safak”: Turqia i dha mësim demokracie Perëndimit  

Me pjesëmarrje 86,80 për qind në zgjedhjet presidenciale, Turqia, pothuajse i dha një mësim demokracie Evropës. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Angli pjesëmarrja ka qenë në nivel 69 për qind. Ndërkaq në Francë, e cila në maj të vitit 2017 doli në kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale, pjesëmarrja ka qenë në nivel 65,30 për qind, ndërsa në Greqi në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2015 pjesëmarrja ka qenë në nivel 55 për qind.

“Vatan”: Zgjedhjet dhe Kampionati Botëror në Futboll nuk ndikuan në turizëm

Turqia këtë vit pret të vizitohet nga 40 milionë turistë, ku 14 milionë do të jenë në Antalya. Përfaqësuesit e sektorit të turizmit tërheqin vëmendjen se niveli i turistëve që vizituan Turqinë në muajin qershor doli në shifrat më të mira të të gjitha kohërave, ndërsa bëjnë të ditur se zgjedhjet dhe Kampionati Botëror i Futbollit nuk ndikuan në fluksin e turistëve. Ndërkaq Antalya, që mbahet edhe si kryeqyteti i turizmit turk, mbanë pjesë më të madhe të këtij suksesi. Kryeqyteti i turizmit, i cili arriti që në mes të qershorit të tejkaloi shifrën e 4 milionë turistëve dhe që synon të mirëpret 14 milionë turistë, shënoi rritje të konsiderueshme në numrin e turistëve të ardhur nga Rusia dhe Gjermania.

“Star”: Raketat turke pas avionëve F-35 do të përdoren edhe në avionët prodhim rus

Azerbajxhani bleu nga Turqia raketa të tipit SOM. Pritet që këto sisteme të ekspozohen gjatë parakalimit ushtarak që do të mbahet sot, më 26 qershor 2018 me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit. Avionët luftarak MIG-21, MIG-29 dhe SU-25, që ndodhen në inventarin e Forcave Ajrore të Azerbajxhanit kanë mundësi të mbajnë raketat SOM si ngarkesë të dobishme. Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë edhe punimet për integrimin e raketave të tipit SOM-J me avionët F-35.    



Lajme të ngjashme