Shtypi turk 25.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 25 qershor 2018:

Shtypi turk 25.06.2018

Star” – Presidenti i parë

Pasi i tha “po” Sistemit të Qeverisë Presidenciale përmes referendumit popullor të 16 prillit 2017, Turqia zgjodhi Recep Tayyip Erdoganin si presidentin e parë të sistemit të ri.

Yeni Şafak” – Lideri i parë i BE-së që uroi Erdoganin

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, u bë lideri i parë i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që i telefonoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan për t’i uruar fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit. Presidentin Erdogan e përgëzuan për suksesin në zgjedhje edhe shumë liderë botërorë të tjerë.

Sabah” – Numri i turistëve do të jetë mbi 90 milionë në vitin 2030

Turqia do të presë mbi 90 milionë turistë në vitin 2030 duke u bërë vendi i katërt në botë që tërheq më shumë vizitorë. Krahas diversifikimit të turizmit, rol të rëndësishëm në këtë rritje të konsiderueshme të turizmit turk do të luajë gjithashtu interesi i lartë për Turqinë i vendeve si Kina dhe India.

Haber Türk” – Rekordi i 23 qershorit në turizmin e Antalias

Turizmi i Antalias, i cili e nisi me rekord vitin 2018, shënoi gjithashtu një rekord të ri. Më datë 23 qershor, në qytet mbërritën 79 mijë e 485 turistë me rrugë ajrore. Me këto shifra, Antalia theu rekordin e të gjitha kohërave në aspektin e turistëve të ardhur në qytet brenda një dite.

Hürriyet” – Koreja e Veriut do t’i kthejë Turqisë eshtrat e rreth 500 ushtarëve turq

Pas samitit të 12 qershorit ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vendos që të riatdhesohen ushtarët e identifikuar që kanë humbur jetën në Luftën Koreane të viteve 1950-1953, si dhe të gjenden të dënuarit dhe të humburit e kësaj lufte. Turqia ka nisur menjëherë bisedimet zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të rreth 500 ushtarëve turq, që kanë humbur jetën në Luftën Koreane.



Lajme të ngjashme