Shtypi turk 21.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 21 qershor 2018:

Shtypi turk 21.06.2018

Vatan” – Në tetor mbahet tenderi për centralin e parë eolik mbi det

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se tenderi për centralin me energji eolike (ere), që do të ndërtohet mbi det në Turqi dhe që do të jetë më i madhi në botë, do të zhvillohet në muajin tetor. “Kemi hyrë në një proces përgatitor që do të zgjasë 4 muaj, kurse tenderi do të mbahet në tetor”, ka thënë ministri Allbajrak sipas “Vatan”.

Yeni Şafak” – Avioni luftarak F-35 dorëzohet sot

Ka filluar procesi i dorëzimit të avionëve luftarakë të gjeneratës më të re F-35 në kuadër të projektit shumëpalësh, ku Turqia është partnere në prodhim. Avioni i parë u dorëzohet sot Forcave Ajrore Turke me ceremoninë që organizohet në fabrikën e kompanisë amerikane “Lockheed Martin”, e cila është edhe sipërmarrësja kryesore e këtij projekti, që ndodhet në qytetin “Fort Worth” të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Star” – Flota turke demonstroi forcën në Mesdhe

Me pjesëmarrjen e trupave nga Turqia dhe njësive civile të Republikës Turke të Qipros së Veriut u zhvillua në det, afër brigjeve të Gazimagusës Stërvitja e Kërkim-Shpëtimit. Stërvitja u ndoq nga 7 vëzhgues nga 5 vende të ndryshme.

Haber Türk” – Turizmi në Antalya shënon një rekord të ri

Turizmi i Antalias ka arritur suksese të mëdha pas një periudhe dyvjeçare jo të majme. Trendi i qytetit ka filluar të rritet në tregjet e huaja për sezonin e vitit 2018 edhe në Rusi, edhe në Evropë, edhe në tregjet e tjera. Ndërsa po i afrohemi gjysmës së parë të vitit, qyteti ka lënë prapa edhe shifrat e 2014-s, që ka qenë viti më i mirë në turizëm dhe po shënon rekorde të reja. Deri në datën 18 qershor në qytet kanë ardhur mbi 4 milionë turistë.

Sabah” – Gjermania i detyrohet shumë futbollistit me origjinë turke, Mesut Ëzil (Özil)

Futbollistët me origjinë turke, Mesut Ëzil dhe Ilkaj Gyndoan (İlkay Gündoğan) ishin bërë objekt kritikash në Gjermani pas publikimit në media të një fotografie me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), me të cilin ishin takuar muajin e kaluar në Londër. Të dy futbollistët ishin protestuar me fishkëllima në ndeshje nga tifozët arrogantë dhe racistë gjermanë, por ata ishim mbështetur edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, edhe nga trajneri i kombëtare gjermane, Löw. Ndërsa gazeta gjermane “Die Welt” në numrin e djeshëm të saj kishte shkruar me lëvdata për Mesutin, duke e bartur atë në faqen e parë. “Gjermania i detyrohet shumë Mesut Ëzil”, është kryeartikulli që ka përdorur e përditshmja “Die Welt” për futbollistin me origjinë turke.



Lajme të ngjashme