Shtypi turk 20.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 20 qershor 2018:

Shtypi turk 20.06.2018

“Hurriyet”: Kryeministri Yildirim reagon ashpër ndaj vendimit të ShBA-së për avionët F-35

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar shitjen e armëve Turqisë është në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik. Gazeta citon Kryeministrin Yildirim të ketë thënë se “Vendimi në fjalë është për keqardhje. Turqia nuk është pa alternativë. Këto iniciativa janë të neveritshme dhe në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik”.

“Star”: Irani përkrahë Turqinë

Anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Iranit, Xhevad Xhemali Nubendegani, deklaroi se vendi i tij miraton luftën e Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

“Sabah”: Gjallërohet turizmi në qytetin Trabzon

Numri i përgjithshëm i turistëve të ardhur nga vendet e Gjirit në Trabzon prej fillimit të vitit e këtej doli mbi 100 mijë. Filluar nga qershori norma e kapaciteteve të hoteleve në Trabzon arriti në 80%.

“Yeni Safak”: Eksporti i parë i Turqisë i trenave të metros

Eksporti i parë i Turqisë i trenave të metros u bë në Tajlandë. Dorëzimin e trenit të parë nga 22 sete të përbërë nga 4 vagonë secili, prodhimin e të cilëve e mori përsipër partneriteti “Bozkaya”, është bërë me një ceremoni të organizuar në Tajlandë.

“Vatan”: Rifillojnë udhëtimet në linjën hekurudhore Van-Tebriz

Autoritetet turke njoftuan se pas ndërprerjes trevjeçare kanë rifilluar udhëtimet e linjave hekurudhore në relacionin Van-Tebriz të cilat ishin ndërprerë për shkaqe të sigurisë.         



Lajme të ngjashme