Shtypi turk 19.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 19 qershor 2018:

Shtypi turk 19.06.2018

“Star”: Filluan patrullimet e përbashkëta në Menbixh

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Samsun njoftoi se ushtarët turq kanë filluar me patrullime të përbashkëta me ushtarët amerikan në Menbixh të Sirisë.

“Hurriyet”: Doping i qershisë turke në Kupën Botërore

Eksporti i qershisë në Rusi, e cila mirëpret kampionatin botëror të futbollit, duke filluar prej 17 qershorit shënoi rritje me 117% në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në 12 mijë e 900 tonë. Bëhet e ditur se 28% të 45 mijë e 196 tonë qershive të eksportuara jashtë vendit, shkojnë në Rusi.

“Star”: Anija më e madhe në botë e ndërtimtarisë kalon ngushticën e Çanakalasë

Bëhet e ditur se anija më e madhe në botë për shtrimin e tubave, “Pioneering Spirit”, e cila mori përsipër ndërtimin e pjesës së tubacionit gazsjellës në thellësi të mëdha, kaloi ngushticën e Çanakalasë.

“Yeni Safak”: Numri i papunësisë së shpejti do të ulet në numër njëshifror

Niveli i papunësisë në Turqi në muajin mars është ulur për 1,6 pikë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në nivelin e 10,1%. Numri i papunësisë për periudhën në fjalë është ulur për 432 mijë dhe doli në 3 milionë e 210 mijë persona. Ekonomistët dhe bota e biznesit muajin mars e pritën me optimizëm, ndërsa bëjnë të ditur se niveli i papunësisë së shpejti do të ulet në numër njëshifror.

“Haberturk”: Perla e Egjeut verior kaloi ditë festive

Gjiri i Edremitit i prefekturës Balikesir, e cila njihet edhe si “Perla e Egjeut verior”, gjatë pushimeve të festës së Bajramit shënoi rekord në nivelin e turistëve të ardhur gjë që bëri të qeshen fytyrat e afaristëve të këtij vendi.      



Lajme të ngjashme