• Video galeri

Shtypi turk 13.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 13 qershor 2018:

Shtypi turk 13.06.2018

Hürriyet” – Inaugurohet gazsjellësi TANAP

Pasditen e së martës u inaugurua me ceremoni Gazsjellësi Transanadollas (TANAP), i cili u ndërtua në 3 vite nga Turqia dhe Azerbajxhani për të transmetuar gazin azerbajxhanas në Evropë duke kaluar nga territoret turke. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit, organizuar në qytetin Eskishehir të Turqisë, ishin Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe homologët tij nga Republika Turke e Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, nga Ukraina, Petro Poroshenko dhe nga Serbia, Aleksandar Vuçiç. Sot – tha Erdogan në fjalën e rastit, ne bëmë një hap historik për rajonin dhe vendin tonë duke inauguruar gazsjellësin TANAP, të cilin e konsiderojmë si “Rruga Energjetike e Mëndafshit”.

Haber Türk” – Vazhdon objektivi i Turqisë për t’u anëtarësuar në BE

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, realizoi në Izmir një takim ndërmjet delegacioneve me homologun e tij nga Bullgaria, Boyko Borisov. “Objektivi i Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian vazhdon, por BE-ja duhet të përcaktojë mirë vizionin e së ardhmes dhe të eliminojnë një orë e më parë konfuzionin në lidhje me këtë çështje”, deklaroi shefi i Ankarasë zyrtare.

Vatan” – Turqia tërheq të gjitha rezervat e arit nga SHBA-ja

Zëvendëskryeministri turk për Ekonominë, Mehmet Simsek, bëri me dije se kanë tërhequr të gjitha rezervat e arit të Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Tërhoqëm të gjitha rezervat tona të arit në SHBA. S’lamë më asgjë atje”, u shpreh zv/kryeministri Simsek.

Star” – Gjigandi botëror, MSC, vendos udhëtime drejt Turqisë

Presidenti dhe CEO-ja i Mediterranean Shipping Company (MSC), Diego Aponte, njoftoi se anijet e kontejnerëve me kapacitet kolosal të kompanisë së tij, të cilat mund të ankorohen vetëm në shumë pak vende të botës, këtej e tutje do të organizojnë udhëtime edhe drejt Turqisë.

Sabah” – Lojërat turke “pushtojnë” botën

Telenovelave turke që kanë pushtuar botën, tashmë po u bashkohen edhe lojërat kompjuterike turke. Shumë lojëra online, të cilat janë zhvilluar nga inxhinierët turq, renditen në shkallët më të larta të ligës globale të lojërave. Njëra prej këtyre lojërave është edhe ajo me ermin “Zula”, që luhet në mbi 100 vende të botës.



Lajme të ngjashme