Shtypi turk 12.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 12 qershor 2018:

Shtypi turk 12.06.2018

Yeni Şafak” – Erdoan: I filluam operacionet në Kandil

Në një fjalim që mbajti të hënën në Niğde, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Operacionet në Kandil i filluam. Me 20 avionë kemi asgjësuar 14 pika të rëndësishme. Avionët bënë goditjet dhe u kthyen, por nuk ka mbaruar, operacioni do të vazhdojë”.

Sabah” – Rritja e ekonomisë turke në tremujorin e parë ishte 7,4%

Instituti turk i Statistikave (TurkStat) publikoi përfundimet në lidhje me Produktin e Brendshëm Bruto për çerekun e parë të 2018-s. Në tremujorin e parë të këtij viti ekonomia turke u rrit me 7,4%. “Në çerekun e parë të 2018-s ekonomia e Turqisë u rrit me 7,4%. Jemi të parët në mesin e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Evropë (OECD) dhe të dytët në grupin e G20-s. Vazhdojmë të jemi një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë”, tha të hënën Presidenti Erdoan në vlerësimin e tij.

Haber Türk” – Arabët përbëjnë 25% të turistëve që vijnë në Stamboll

Sipas informacioneve të marra nga Unioni i Hotelistëve të Turqisë (TÜROB) numri i turistëve që kanë ardhur në Stamboll gjatë 4 muajve të parë të vitit 2018 është rritur në 4 milionë e 200 mijë, nga të cilët 967 mijë kanë qenë arabë, ose e shprehur ndryshe kjo shifër do të thotë se 1 në çdo 4 turistë që vijnë në Stamboll është arab.

Vatan” – Vlera e shtuar në mineralin e borit do të jetë 1 me 1.000

Nënsekretari i Ministrisë së Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez tha se “në gjendje të papërpunuar minerali i Borit shkon 200 dollarë për ton, kurse kur e shndërroni atë në produkte me cilësi më të lartë, atëherë kemi të bëjmë me një vlerë të shtuar që arrin deri në 300-400 mijë dollarë. Dhe kjo do të thotë se vlera e shtuar është në raportin një me njëmijë”.

Star” – Ekipi kozmik ‘Grizu-263’ doli i dytë në konkursin botëror në ShBA për modelet satelitore

Ekipi kozmik ‘Grizu-263’, i formuar nga një grup studentësh të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin “Bülent Ecevit” mori pjesë me punimin e tij në Konkursin Ndërkombëtar të Modelimeve Satelitore (CanSat Competition), që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndërmjet datave 8-10 qershor 2018 Në këtë konkurs ekipi turk zuri vendin e dytë.



Lajme të ngjashme