Shtypi turk 11.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 11 qershor 2018:

Shtypi turk 11.06.2018

“Sabah”: Presidenti Erdogan do ta bëjë përurimin e TANAP-it

Linja gazsjellëse Trans Anadolli (TANAP) që shtrihet prej Azerbajxhanit e deri në Turqi dhe që cilësohet si “Rruga e mëndafshit e energjisë”, do të përurohet të martën më 12 qershor me një ceremoni të organizuar ku do të marrin pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Vatan”: Kapitali do të rrjedh drejt Turqisë

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF) hyrjet neto të kapitalit këtë vit do të bëhen më së shumti në Turqi me 51,3 miliardë dollarë, ndërsa parashikohet që më së shumti kapital të dalë nga Koreja e Jugut dhe të jetë në nivel 77 miliardë dollarë.

“Yeni Safak”: ASELSAN-i teston me sukses sistemin e mbrojtjes me laser

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir njoftoi se Kompania e Industrisë Elektronike Ushtarek (ASELSAN) testoi me sukses sistemin e mbrojtjes me laser. Ky sistem do të mund të përdoret në platformat e luftanijeve, centraleve të energjisë, aeroporte, postet kufitare, shtabe dhe përgjatë rrugës së kalimit të autokolonave.

“Star”: Industria turke e mbrojtjes pjesëmarrëse në panairin “Eurosatory” në Paris

Sektori turk i Industrisë së Mbrojtjes do të zbarkojë në Paris me 59 kompani. Sektori turk i mbrojtjes do të marrë pjesë me 59 kompani në panairin “Eurosatory” që është Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë që organizohet në kryeqytetin Paris të Francës.

“Hurriyet”: Hotelet përgjatë bregdetit turk e mbushura 100%

Kryetari i Unionit të Ndërmarrësve Turistik dhe të Hotelierëve të Mesdheut (AKTOB), Erkan Yagci deklaroi se “Mund të themi se gjatë periudhës së festës së Bajramit, të gjitha hotelet përgjatë bregdetit të Mesdheut do të jenë të mbushura me kapacitet të plotë”.



Lajme të ngjashme