Shtypi turk 07.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 7 qershor 2018:

Shtypi turk 07.06.2018

Yeni Şafak” – Turqia reagon ndaj presidentit grek

Në lidhje me deklaratat e Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos në lidhje me programin e Bashkimit Evropian (BE) për mjedisin Ankaraja zyrtare ka thënë se “këto deklarata nuk kanë asnjë bazë ligjore. “Ne e paralajmërojmë edhe një herë BE-në që të mos bjerë pre e abuzime politike të Greqisë”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hürriyet” – Bozdag: FBI-ja i nisi hetimet, por...

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e mbrojnë organizatën terroriste FETO/PDY dhe mundohen ta përdorin atë për qëllimet e tyre. Po u bëj thirrje amerikanëve që këtë organizatë nuk mund ta përdorin më kundër Turqisë, pasi ajo e ka humbur cilësinë e të qenit një vegël për përdorim. Zyra Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur një hetim mbi aktivitetin e FETO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Por ne duam që Amerika të fillojë hetim në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit në Turqi”, ka thënë zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bozdağ).

Star” – Stoltenberg është i kënaqur nga marrëveshja për Menbixhin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e ka pritur me kënaqësi marrëveshjen e arritur ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për planin e veprimit në Menbixh të Sirisë.

Haber Türk” – Loja turke për celularë hyn në 10-shen botërore

Loja me makina për telefonat celularë, e zhvilluar nga dy inxhinierë turq, brenda 6 ditëve është shkarkuar në internet nga 4 milionë njerëz në vende të ndryshme të botës. Loja në fjalë është renditur në mesin e lojërave më të preferuara në 22 shtete të botës.

Sabah” – Shkalla e shfrytëzimit arriti në 100%

Shkalla e shfrytëzimit në hotelet e qytezave turistike Didim dhe Kushadasë (Kuşadası) të provincës së Ajdënit (Aydın), një nga qendrat e rëndësishme të turizmit turk në Rajonit e Egjeut, ka arritur deri në 100% me rezervimet paraprake që janë bërë në prag të mbarimit të shkollave dhe Bajramit të Ramazanit.



Lajme të ngjashme