Shtypi turk 06.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 06 qershor 2018:

Shtypi turk 06.06.2018

“Haberturk”: Ministri Çavusoglu thotë se YPG-ja do të çarmatoset

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme në Antalja në lidhje me marrëveshjen e Menbixhit e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta citon ministrin Çavusoglu  të ketë thënë se “Kamë përshtypjen se autoritetet e ShBA-së do të pranojnë PKK/PYD-YPG si organizatë terroriste. Gjatë tërheqjes nga Menbixhi PKK/PYD-YPG-ja do ti dorëzojë armët e dhëna nga ana e ShBA-së”.

“Hurriyet”: Banka Botërore ndryshoi pritshmëritë e rritjes së Turqisë

Banka Botërore në qershor 2018 publikoi raportin e “Pritshmërive Ekonomike Globale”  të titulluar “Kthimi i baticave dhe zbaticave”. Në këtë raport  Banka Botërore bëri disa revizione të pritshmërive të rritjes për disa vende. Sipas kësaj ekonomistët e Bankës Botërore përcaktuan se rritja e Turqisë gjatë vitit 2018 do të jetë në nivel 4,5% ndërsa mes viteve 2019-2020 do të jetë 4%.

“Sabah”: Anija e parë e sondazhit arrin në Antalya

Anija e parë e sondazheve e Korporatës së Naftës së Turqisë, (TPAO) që mbanë emrin “Fatih” është nisur nga gjiri i Izmitit në drejtim të Detit Mesdhe ku do të bëjë sondazhe aktive në thellësi të mëdha.

“Vatan”: Linjat Ajrore Turke marka më e çmuar e Turqisë

Agjencia e vlerësimit të markave ndërkombëtare, "Brand Finance", përfundoi studimin e 11-të në lidhje me “Listën për 100 markat më të çmuara të Turqisë për vitin 2018”. Linjat Ajrore Turke kryesuan listën e markave më të mira të vendit për këtë vit me një vlerë marke prej më shumë se 2 miliardë e 42 milionë dollarë, ndërkohë që ndiqet nga kompania Turke Telekom me 1 miliard e 907 milionë dollarë, kompani kryesuese e vitit të kaluar.

“Star”: Kompania turke bleu gjigantin gjerman

Borlease Group, i cili vepron në sektorin e leasing-ut operacional prej vitit 2013 e këtej, ka blerë nga kompania “Allianz Sigorta” kompaninë gjermane “”Magdeburger Insurance”.



Lajme të ngjashme