Shtypi turk 05.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 5 qershor 2018:

Shtypi turk 05.06.2018

“Sabah”: Turqia mund të hyjë në Kandil

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bozdağ) pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se Turqia këtej e tutje mund të hyjë edhe në zonën Kandil (veriu i Irakut kufi me Turqinë). “Çdo gjë mund të ndodhë nga çasti në çast. Atje ku ka terroristë, kërcënim që i drejtohet Turqisë, atje është një objektiv për Turqinë. Objektiv për Turqinë janë edhe terroristët, edhe të gjitha burimet e tjera terroriste që janë strukur atje”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë.”.

“Star”: Çavusoglu: Në marrëdhëniet me Amerikën ka ardhur koha për ti dhënë fund sorollatjes

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se duhet të marrë fund procesi i “nxjerrjes së topit jashtë portës” (sorollatjes) në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke e cilësuar si hap të rëndësishëm çështjen e Sirisë në këtë drejtim.

“Vatan”: Drejt fundit të shitjes së anijes kombëtare luftarake

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) bëri të ditur se për shitjen e 4 luftanijeve që do të prodhohen me mundësi vendore dhe kombëtare janë duke u zhvilluar bisedimet e fundit. “Kur kjo të realizohet, anija luftarake do të jetë prodhimi më i madh industrial i mbrojtjes së Turqisë në eksport”.

“Haber Türk”: Sistemi i telekomanduar tokësor i Turqisë është gati për detyrë

Platforma e Zjarrit të Telekomanduar (UKAP), e zhvilluar nga kompania Katmerciler dhe e pajisur me sistemin e armatimit nga ASELSAN, pas testimeve të suksesshme të gjuajtjeve në lëvizje, tashmë ka arritur nivelin e plotësimit të detyrës së parë në terren.

“Hürriyet”: Nuk ka mbetur më vend

Turistët vendas dhe të huaj që pushojnë në nënprefekturën Marmaris të rrethit Mulla (Muğla) gjatë ditës mbushin plazhet, pishinat dhe parqet ujore (aquapark) ndërsa gjatë darkës mbushim rrugët, lokalet dhe restorantet. Bëhet e ditur se të gjitha bizneset janë plot e përplot me turistë.



Lajme të ngjashme