Shtypi turk 31.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 31 maj 2018:

Shtypi turk 31.05.2018

“Yeni Şafak”: Turqia dhe Amerika ranë dakord për Menbixhin

Ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në rend të ditës një plan trefazor për boshatisjen e rajonit  Menbixh të Sirisë nga terroristët. Sipas kësaj u arrit marrëveshja teknike për tërheqjen e terroristëve të PKK/PYD-YPG nga perëndimi i lumit Eufrat, që gjendet në veri të Sirisë.

“Star”: Erdoan: Bisedova me Elon, do të prodhojmë teknologjinë më të avancuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se bisedoi me nismëtarin seri, si dhe Drejtorin Ekzekutiv (CEO) dhe themeluesin e Teslas, Elon Musk. Gazeta citon Presidentin Erdoan se për automobilin vendor do të përdoret teknologjia më e avancuar.

“Vatan”: Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë, Shimshek në Londër

Zëvendëskryministri Mehmet Shimshek (Şimşek), në një prononcim të bërë në median sociale, Twitter tha se mbledhja e zhvilluar me investitorët në kryeqytetin Londër të Anglisë ishte shumë e frytshme.

Haber Türk”: OECD hap qendër në Stamboll

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me seli në Paris njoftoi se do të hapë një qendër në Stamboll ku mund të prodhojë politika në të gjitha temat.

“Sabah”: U dorëzua 7 muaj më parë

6 njësi Bayraktar, Mjet Fluturues të Armatosur pa Pilot (SIHA), pasi kaluan me sukses testet e fluturimit, iu dorëzuan Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, 7 muaj përpara afatit të caktuar në kontratë.



Lajme të ngjashme