Shtypi turk 29.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 29.05.2018:

Shtypi turk 29.05.2018

“Star”: Testohet për herë të parë aeroporti më të madh në botë

Janë kryer edhe testimet e pistës së aeroportit të tretë të Stambollit, ndërtimi i të cilit vazhdon ende. Për testimin e pajisjeve të reja të navigacionit të pistës së përfunduar në aeroportin e ri është kryer një fluturim kontrolli me avion të llojit “Cessna”. Avioni për kontrollin e fluturimi i llojit “Cessna Citation XLS”, bëri kontrollin e momentit të kalimit të pistës së gjatë 3 mijë e 750 metra dhe të gjerë 60 metra. Pas testimeve u vlerësua se pajisjet janë në rregull dhe se pista është e gatshme për fluturime.

“Haberturk”: Hotelet e Antaljas të prenotuara 100% për muajin qershor

Muaji qershor për kompanitë turistike do të jetë mjaftë i ngjeshur. Pushuesit për 3 ditë e gjysmë të pushimit për festën e Bajramit të Ramazanit do të dynden drejt vendeve turistike. Përfaqësuesit e sektorit të turizmit bëjnë të ditur se për festën e Bajramit interesim të madh tregohet edhe për vendet e pushimit si Bodrum, Çesme, Marmaris e Kusadasi në zonën e Egjeut me në krye rajonin e Antalisë. Interesimi më i madh i turistëve të ardhur jashtë vendit për periudhën e festës së Bajramit është në Antali, ku hotelet janë të mbushura 100%.

“Vatan”: Përkrahje turizmit turk nga aktivistët arabë

Aktivistët arabë filluan një fushatë në median sociale Twitter për të përkrahur turizmin e Turqisë. Kjo fushat e filluar nga emrat e shquar të Katarit, Kuvajtit dhe Omanit e që mban hashtag “Pushimet verore janë më të bukura në Turqi”, synon nxitjen e kalimit të pushimeve verore në Turqi.

“Yeni Safak”: Turqia mirëpret Kampionatin Evropian Mangala

Festivali i Lojërave të Inteligjencës “Anatolia Open 2018” që u organizua në Antali nga Federata Mangala, morën pjesë rreth 200 garues nga 7 vende të ndryshme. Garuesit ishin nga Turqia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Pakistani, Mongolia dhe Gana. Numri i pjesëmarrësve në këtë festival që organizohet tre vjet resht vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Qëllimi i këtij festivali është që loja “mangala” të përhapet tek shtresat e gjera dhe të sigurohet pjesëmarrja e më shumë pjesëmarrësve nga jashtë vendi në këtë festival. Kampionati Evropian Mangala këtë vit do të mbahet në Turqi në muajin nëntor.

“Sabah”: Turqia në avantazh ndaj Iranit me dy gola

Skuadra kombëtare turke e futbollit është takuar me kombëtare iraniane gjatë një ndeshje përgatitore. Kombëtarja turke korri fitore ndaj kombëtares iraniane me rezultat 2-1 me golat e shënuara nga futbollisti, Cenk Tosun. Ndërkaq goli i vetëm i Iranit, i cili do të marrë pjesë në Botërorin 2018, u shënua nga Ashkan Dejagah.  



Lajme të ngjashme