Shtypi turk 28.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 28 maj 2018:

Shtypi turk 28.05.2018

Vatan” – Rritet me 35% prodhimi i energjisë elektrike nga burimet gjeotermale

Shoqata e Investuesve në Centralet e Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Energjia Gjeotermike (JESDER) ka njoftuar se sasia e energjisë elektrike që është prodhuar në katër muajt e parë të vitit 2018 nga centralet që punojnë me energji gjeotermale është rritur me 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe ka arritur në 2 miliardë e 259 milionë kilovat-orë. Sipas komunikatës së shoqatës JESDER rritje është shënuar edhe në pjesën që zënë në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike burimet gjeotermale, të cilat janë burim i rinovueshëm dhe vendor.

Star” – Turqisë i shtohet edhe një aeroport i ri

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha se qyteti Yozgat në gjysmën e dytë të vitit 2019 do të ketë tren me shpejtësi të lartë, kurse të dielën, më 3 qershor shtoi ai, do të hidhen themelet e aeroportit të Yozgatit.

Sabah” – Përfundon gazsjellësi TANAP

Kanë përfunduar punimet për bashkimin dhe saldimin e tubacionit në Posof të provincës turke Ardahan, që është pika e hyrjes në Turqi të gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP), i cili gazin e prodhuar në Detin Kaspik të Azerbajxhanit do ta sjellë në Turqi dhe prej këtu në Evropë. Pas saldimit, tubat u vendosën nëntokë dhe u mbuluan me dhe.

Haber Türk” – 1 milionë dollarë donacione Jemenit nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni për Bamirësi i Katarit

Në kuadër të protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Fondacionit për Bamirësi të Katarit do ti jepet Jemenit një ndihmë në para të gatshme prej 1 milionë dollarë për t’u përdorur në aktivitetet e ndihmave humanitare. Ceremonia e nënshkrimit të protokollit u mbajt të dielën në zyrat e Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kizilay) në Stamboll dhe firmat u hodhën nga kreu i Kizilay-it, Kerem Kënëk (Kınık) dhe Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Fondacionit për Bamirësi nga Katari, Faisal Rashid Al Fehaida. Në fjalën e rastit që mbajti në këtë ceremoni Kënëk tha se protokollin e bashkëpunimit e kishin nënshkruar për të zhvilluar një fushatë të përbashkët me Fondacionin për Bamirësi të Katarit ndaj krizës së Jemenit, të cilën e cilësoi si një nga krizat më të mëdha që ka njohur njerëzimi.

Sabah” – Flota turke pajiset me teknologji të re

Në vitin 2017 Nënksretariati i Industrisë së Mbrojtjes (SSM) ndoqi një program të ngjeshur furnizimi. Forcat turke të Sigurisë në 2017-ën nisën të përdorin armë, mjete dhe pajisje të reja. SSM-ja vitin e kaluar përfundoi veprimet lidhur me testimin dhe pranimin e raketave të tipit “Bora” dhe “K” dhe u dorëzoi forcave të sigurisë më shumë se 200 raketa “K” dhe më shumë se 50 raketa “Bora”. Në inventarin e 2017-s hynë 20 avionë të telekomanduar (me/pa armatosur) IHA/SIHA; 9 helikopterë të tipit T129 ATAK; 5 helikopterë model Sikorsky S-70 dhe 2 avionë transportues A400M. Forcave të sigurisë iu dorëzuan për përdorim më shumë se 650 autoblinda “Cobra II”, “Kirpi” dhe “Ejder Yalçın”. Fuqia e flotës u rrit me pjesëmarrjen e anijeve të reja.



Lajme të ngjashme