Shtypi turk 23.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 23 maj 2018:

Shtypi turk 23.05.2018

“Vatan”: Bisedë telefonike Erdogan-Abbas

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas. Gazeta në lajmin e saj njofton se gjatë bisedës Presidenti Erdogan, Mahmud Abbas-it i urojë shërim të shpejtë ndërsa e informoi në lidhje me komunikatën përfundimtare të samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që u mbajt në Stamboll më 18 maj. Të dy liderët ishin të mendimit të njëjtë se samiti ka qenë i suksesshëm nga aspekti i mbajtjes së qëndrimit të njëjtë të vendeve islame.

“Sabah”: Çavusoglu: Do ta ndjekim çështjen deri në fund

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Izraeli, i cili masakron palestinezët, do të japë llogari para drejtësisë. Shefi i diplomacisë turke i bëri një vlerësim dorëzimit të dosjes në lidhje me masakrat izraelite në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJND) nga ana e homologut të tij palestinez, Riyad al-Maliki. Gazeta citon ministrin Çavusoglu të ketë thënë se “Sot vëllai ynë, Riyad al-Malik, ministër i Jashtëm i Palestinës i dorëzoi GJND-së dosjen me dokumente të krimeve të kryera nga ana e Izraelit, Ne do ta ndjekim këtë çështje deri në fund”.

“Star”: Turqia mallkoi sulmin terroristë në Afganistan

Turqia mallkoi sulmin terroristë që ndodhi në provincën Kandahar të Afganistanit. Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, ku bëhet e ditur për vrasjen dhe plagosjen e numrit të madh të personave, thuhet: “Ne e mallkojmë këtë sulm tinëzarë terroristë, kërkojmë mëshirë prej Perëndisë për viktimat, ndërsa qeverisë mike dhe popullit vëlla të Afganistanit u shprehim ngushëllime për viktimat dhe të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë”.

“Haberturk”: ASELSAN-i  prodhon teknologjinë e parë vendore dhe kombëtare “KATMER”

Kompania Elektronike Ushtarake (ASELSAN) në saje të teknologjisë së qeramikës shumë shtresore mikrivalore (KATMER) që zhvilloi do të mund të prodhojë radarë dhe pajisje të luftës elektronike më të vegjël dhe më të fortë. Sipas deklaratës së bërë nga kompania, modulet mikrovalore KATMER të përbëra nga qarqet që mund të prodhojnë 30 herë më shumë mikrovalë në krahasim me modulet e prodhuara me metoda klasike dhe mund të mblidhen në një vend shumë më të vogël. Në këtë mënyrë me anë të teknikës kombëtare dhe vendore do të arrihet në epërsi në punimet satelitore dhe hapësinore.

“YeniSafak”: Vazhdojnë përgatitjet për avionmbajtësen më të madhe të Turqisë

Në kuadër të strategjisë së mbrojtjes kombëtare të Turqisë në kantierin IÇDAS po vazhdojnë punimet përgatitore për ndërtimin e avionmbajtëses së parë kombëtare dhe vendore të Turqisë. Mësohet se kanë filluar punimet për ndërtimin e pishinës së thatë më përmasa 370 metra gjatësi dhe 70 metra gjerësi. Së bashku me përfundimin e ndërtimit të pishinës së thatë që planifikohet të bëhet gjatë stinës së verës të vitit të ardhshëm, në kanterin IÇDAS do të fillojë edhe ndërtimi i avionmbajtëses më të madhe kombëtare. Ky impiant, kosto e ndërtimit e të cilit arrin në 50 milionë dollarë, me ndërtimin e avionmbajtëses së parë kombëtare do të ofrojë vende të reja të punës.



Lajme të ngjashme