Shtypi turk 22.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 22 maj 2018:

Shtypi turk 22.05.2018

Sabah” – Erdoan: Jemi të vendosur për të mos hequr dorë nga të drejtat tona në Jerusalem

Në fjalimin drejtuar ambasadorëve në darkën tradicionale të iftarit, të shtruar në Selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se janë të vendosur për të mos hequr dorë nga të drejtat në Jerusalem. “Nuk mund ta lëmë Qabenë tonë të parë në mëshirën e një shteti që për dekada ushqehet me gjak, lot dhe pushtim”,- theksoi kreu i shtetit turk.

Vatan” – Do të ankohemi në Organizatën Botërore të Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk i kanë bërë asnjë përjashtim Turqisë në taksat e importit të çelikut dhe aluminit. Zëvendësministri i Ekonomisë, Fatih Metin mori pjesë në “Forumin e Trans-Kaspikut 2018”, organizuar nga Qendra e Politikave të Kaspikut (CPC) në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Uashington. Në fjalën që mbajti këtu zv.ministri turk u bëri një vlerësim marrëdhënieve ekonomike turko-amerikane. Lidhur me taksat shtesë që ShBA-ja ka vendosur për çelikun dhe aluminin e importuar Z. Metin tha: “Në qoftë se së shpejti nuk do të kemi ndonjë ndryshim në favor të Turqisë, atëherë ne do ta çojmë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe do të deklarojmë edhe kundërmasat tona. Për momentin po presim vlerësimet e fundit që do të bëjë pala amerikane”.

Star” – Rritet prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet

Javën e kaluar profili i prodhimit të energjisë elektrike në Turqi njohu një proces historik. Pjesa që zë gazi natyror në prodhimin e energjisë elektrike në krye të javës theu rekordin e të gjitha kohërave dhe ra deri në 21% mbi bazë ditore. Vendi ka njohur edhe periudha të tilla, kur pothuajse gjysma e energjisë elektrike është prodhuar nga centralet që punojnë me gaz natyror. Kurse pjesa që zë qymyri i importuar është rritur deri në 22%. Specialistët e sektorit të energjisë thonë se centralet që punojnë me qymyr të importuar janë përfshirë në prodhim me kapacitete më të larta.

Haber Türk” – Më shumë se 32 milionë pasagjerë kanë përdorur aeroportet e Stambollit në 4 muajt e parë

Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) në Turqi publikoi shifrat për katër muajt e parë të vitit. Sipas këtyre të dhënave, numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gökçen” të Stambollit është rritur me 4 milionë e 845 mijë e 581 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe ka arritur në gjithsej 32 milionë e 218 mijë e 911 pasagjerë. Nga këto dy aeroporte për periudhën në fjalë janë realizuar 220 mijë e 746 fluturime, ose 15 mijë e 84 fluturime më shumë krahasuar me trafikun ajror në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Yeni Şafak” – Në Turqi do të prodhohen automjete me timon në krahun e djathtë

Firma japoneze “Honda”, e cila është një nga prodhuesit e rëndësishëm të industrisë automobilistike në Turqi, modelin e ri të gjeneratës së 10-të të “Civic Sedan”, të cilën e ka testuar dhe prodhuar në fabrikat e saj në Turqi, do ta eksportojë edhe në tregun e Anglisë, Irlandës dhe Qipros me alternativa të ndryshme në motor dhe transmision të ri si dhe me versionin me timon në krahun e djathtë.



Lajme të ngjashme