• Video galeri

Shtypi turk 15.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 15 maj 2018:

Shtypi turk 15.05.2018

“Yeni Safak”: Presidenti Erdogan: Izraeli është një shtet terrorist

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj masakrës nga ana e forcave të sigurisë të Izraelit të dhjetëra civilëve palestinezë, të cilët protestonin kundër zhvendosjes së ambasadës së ShBA-së nga Tel-Avivi në Jerusalem. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se “Ajo çfarë bëri Izraeli është masakër. Izraeli është shtet terrorist”. Gjatë takimit të tij me studentët turq në Londër, Presidenti Erdogan vuri theksin në vendosmërinë e Turqisë për të qëndruar pranë Palestinës dhe shtoi se “Bota islame kurrë nuk do të lejojë që kjo ditë të jetë një ditë e humbjes së Jerusalemit”.

“Haberturk”: Bozdag: Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës së pavarur

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag reagoi ashpër ndaj martirizimit të dhjetëra palestinezëve të paarmatosur nga ana e ushtarëve okupatorë izraelit gjatë protestave paqësore. Bozdag tha se masakra e djeshme do të hyjë në histori si “E hëna e përgjakur”. Zëvendëskryeministri bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet menjëherë të vihet në veprim ndaj hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila u hap duke i shpërfillur rregullat ndërkombëtare, ndërsa i ftoi vendet islame për të bashkëvepruar kundër këtij hapi të padrejtë.

“Vatan”: Ndërmjetësimi i ShBA-së ka marrë fund

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën firmën në një provokim të madh që shkaktoi masakrën e Izraelit që u jetua në Jerusalem, ndërsa bëri të ditur se ShBA-ja tash e tutje nuk do të mund të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit mes Izraelit dhe Palestinës. Gazeta citon fjalët e ministrit Çavusoglu të bëra në lidhje me ngjarjet e jetuara me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, ku ai thotë se “Në njërën anë u zhvillua ceremonia e përurimit me muzikë, ndërsa në anën tjetër masakër. Të dyja këto ngjarje u jetuan në të njëjtin vend. Forcat izraelite hapin zjarr pa mëshirë me plumba luftarak, këtu u përjetua terrori shtetëror dhe masakra”. Në vijim ministri Çavusoglu theksoi se protestat e palestinezëve kanë qenë paqësore, ndërsa tha se “Ata nuk mund të tolerojnë as protesta paqësore. Ne nuk mund të mbetemi indiferent ndaj kësaj, nuk mund të heshtim edhe nëse bota heshtë”.

“Sabah”: Protesta për Jerusalemin në Stamboll

Mijëra persona të mbledhur në Beyoglu të Stambollit protestuan kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem. Pas zhvendosjes së ambasadës së ShBA-së në Jerusalem në përvjetorin e Nakba-s, të cilën palestinezët e cilësojnë si “Fatkeqësia e Madhe”, organizatat joqeveritare organizuan protesta në sheshin e Tunelit në Stamboll. Grupi, i cili në duar mbante pankarta me mbishkrime “Jerusalemi është i myslimanëve”, marshoi deri në sheshin Galatasay, ndërsa hodhi edhe slogane kundër ShBA-së deh Izraelit. Organizatat joqeveritare vendosën për të vazhduar me këto protesta edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Star”: Thirrje bankave, fondeve dhe kompanive për të investuar në Turqi

Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij në Londër u takua me investitorët gjigantë, të cilët i japin drejtim tregjeve globale e që menaxhojnë me një kapital në vlerë 18 trilionë dollarë. Në mbledhje morën pjesë udhëheqësit e lartë të 25 kompanive dhe fondeve gjigante në mesin e të cilëve ishin edhe Citigroup, Credit Suisse, Deutsche Bank, Goldman Sachs, JP Morgan, etj. Presidenti Erdogan tha se në Turqi aktualisht veprojnë mbi 3 mijë kompani angleze, ndërsa shpjegoi edhe stimulimet e reja për investitorët e huaj. Duke e vënë në dukje se janë duke bërë punime mbi programet e reja të stimulimit, Presidenti Erdogan tha se ata nuk bëjnë dallim mes investitorëve vendor dhe të huaj.       



Lajme të ngjashme