Shtypi turk 14.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 14 maj 2018:

Shtypi turk 14.05.2018

Star” – Erdoan: “Trump bëri një gabim të madh që e transferoi në Jerusalem ambasadën amerikane në Izrael”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata për transmetimet në arabisht të rrjetit britanik BBC. Duke kritikuar agresivitetin e panevojshëm të Izraelit në Siri, Erdoani tha se “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri një gabim të madh duke e transferuar në Jerusalem ambasadën amerikane në Izrael”.

Vatan” – “Turqia i kundërpërgjigjet masave ekonomike të ShBA-së”

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se autoriteteve amerikane ua kanë përcjellë në një mënyrë shumë të qartë mesazhet në lidhje me vendimin e Ankarasë zyrtare për të vendosur tarifa doganore shtesë ndaj çelikut dhe aluminit që importohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). “I kemi vënë në dijeni për kundërmasat që ne si Turqi kemi marrë duke filluar që nga kjo javë”,- sqaroi ministri Zejbekçi.

Haber Türk” – “Rekordi i turizmit në maj”

Numri i turistëve që kanë ardhur në 10 ditët e para të majit në Antalja, e cila synon që këtë vit të thyejë rekordin e të gjitha kohërave në turizëm me 14 milionë turistë, është rritur me 56%. Në qytet vijnë çdo ditë mesatarisht 47 mijë vizitorë. Deri në 10 maj numri total i turistëve është rritur në 1 milionë e 670 mijë.

Hürriyet” – “Vaksina e parë vendore do të jetë gati në 2022”

Në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Industrial (SİP) për prodhimin në vend të vaksinës “Hepatit A” për fëmijë, është hapur tenderi me afat 12-vjeçar. Tenderi do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë më 10 korrik dhe Ministria i garanton fituesit blerje të vaksinave për 10 vite. Pas lidhjes së kontratës do të fillojë prodhimi vendor dhe në vitin 2022 fëmijëve do t’u bëhen vaksinat që do të prodhohen të gjitha në Turqi, duke filluar që nga antigjeni.

Star” – “Nafia Kuş merr medalje ari në kampionatin evropian të tekvandos”

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Tekvandos sportistja turke Nafia Kush (Kuş) ka fituar medalje ari për peshën 73 kg. Në aktivitetin e organizuar në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tartaristanit, pjesë e Federatës së Rusisë, Nafia në tapet garoi në peshën 73 kg. Në finale ajo fitoi 5-0 përballë rivales ruse, Arina Zhivotkova dhe mori medalje ari.



Lajme të ngjashme