• Video galeri

Shtypi turk 9.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 9 maj 2018:

Shtypi turk 9.05.2018

“Star”: Kallën: Vendim që do të shkaktojë destabilitet dhe konflikte të reja

“Vendimi i njëanshëm i marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin rrezikon t’i hapë rrugën konflikteve të reja. Marrëveshja shumëpalëshe do të vazhdojë me vendet e tjera. Turqia mban qëndrimin e saj të fortë kundër të gjitha armëve bërthamore, pavarësisht se kush i zotëron ato” shkroi Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim kallën (İbrahim Kalın) në llogarinë e tij në median sociale, Twitter.

“Yeni Şafak”: Kryeministri, mesazh për Ditën e Evropës

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në deklaratën e bërë me rastin e Ditës së Evropës, përdori shprehjen: “Kthimi i ksenofobisë dhe islamofobisë në deklarata të zakonshme politike rrit shqetësimet në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian”.

“Haber Türk”: Banka Botërore (BB) rrit parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë.

Banka Botërore (BB) parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2018 në krahasim me atë të muajit tetor 2017 e ka rritur me 1.2% duke parashikuar që të ardhurat vjetore për frymë në Turqi do të rriten 4,7%. Sipas raportit të përditësuar të BB-së për Ekonominë e Evropës dhe Azisë Qendrore, publikuar të martën, parashikimi për rritjen ekonomike të Turqisë në 2018-n do të jetë 4,7% kurse në vitin 2019 do të jetë 4,4%.

“Sabah”: Do të prodhohet për herë të parë

Institucioni Rregullator i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK) miratoi projektin e ndërtimeve të komplekseve të depozitimit të LNG-së në tokë, të Kompanisë së Prodhimit, Depozitimit dhe Shitjes së Gazit të Lëngëzuar Natyror (LNG), që ka si qëllim prodhimin për herë të parë në Turqi të gazit natyror të lëngëzuar. Drejtori i kësaj kompanie, Xhavat Evlijaollu (Cevat Evliyaoğlu) tha se komplekset do të ndërtohen në Afjokarahisar dhe Çorum.  

“Hürriyet”: Drejt rekordit

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott tha se këtë vit presin që në Turqi të vijnë rreth 3 milionë turistë anglezë. “Duket se këtë vit do të thyhet numri rekord i turistëve që vijnë nga Anglia” tha Chilcott.



Lajme të ngjashme