Shtypi turk 07.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 7 maj 2018:

Shtypi turk 07.05.2018

Haber Türk” – “Forumi i Biznesit Turqi-Serbi”

Forumi i Biznesit Turqi-Serbi u mbajt të dielën në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në fjalën e tij Presidenti Erdoan në lidhje me tregtinë ndërmjet Turqisë dhe Serbisë tha: “Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve në vitin 2017 u realizua mbi 1 miliardë dollarë. Objektivi ynë është që këtë shifër në një ardhme afatshkurtër ta rrisim në nivelin e 2 miliardë dollarëve dhe pastaj në 3 miliardë dollarë”.

Star” – “Çavushollu: Këtë vit hiqen pjesërisht vizat me Rusinë” 

Në vlerësimin që i bëri aktualitetit në një televizion privat, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se vizat me Rusinë, edhe pse pjesërisht, do të hiqen brenda vitit. “Edhe pse jo plotësisht, rusët kanë propozuar heqjen e vizave për pasaportat zyrtare dhe të shërbimit. Edhe pse pjesërisht, vizat me Rusinë do të hiqen këtë vit”, sqaroi Çavushollu.

Vatan” – “Gjigandët po rikthehen”

Kompaninë më të mëdha të botës në turizmin me anije (kroçierë) e kanë kthyer sërish timonin drejt Turqisë. Kroçera “Azamara Journey”, një nga anijet më luksoze të kompanisë Royal Caribbean, në 15 maj do të vijë në Kushadasë (Kuşadası).

Yeni Şafak” – “Gjeorgjia mjetet bujqësore i blen nga Turqia”

Dialogu i afërt që është ndërtuar me Gjeorgjinë ka nisur të japë edhe frutat e para. Një firmë turke ka fituar tenderin e Ministrisë së Bujqësisë së Gjeorgjisë për mjete bujqësore (pompa për spërkatje). Me këtë tender, me vlerë totale 2 milionë e 622 mijë lira turke (afërsisht 620 mijë dollarë), Turqia do të realizojë një eksport të rëndësishëm në Gjeorgji. Mjetet bujqësore që ishin ngarkuar në Samsun iu dorëzuan autoriteteve të Ministrisë së Bujqësisë së Gjeorgjisë.

Sabah” – “VakıfBank shpallet kampione e Evropës”

Në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve për Femra CEV (Konfederata Evropiane e Volejbollit) ekipi i Vakıfbank ka mundur 3-4 në sete rivalen rumune CSM Volei Alba Blaj dhe ka fituar për të katërtën herë Kupën e Evropës. Përfaqësuesja turke në të katër kampionatet kishte arritur deri në finale duke i mbyllur sezonet pa humbje. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan e përgëzoi Presidentin e Klubit Sportiv “VakıfBank”, Osman Demren për suksesin e ekipit në kampionatin evropian.



Lajme të ngjashme