Shtypi turk 03.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 3 maj 2018:

Shtypi turk 03.05.2018

Yeni Şafak” – “Turqia e kënaqur nga afrimi i dy Koreve”

Takimin e liderëve të Koresë së Veriut dhe të Jugut Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka cilësuar si “një takim që eliminoi frikën dhe shqetësimet në botë”. “Shumë më pozitive do të ishte nëse Koreja e Veriut i vazhdon bisedimet edhe me vende të tjera. Ne si Turqi jemi të gatshëm të bëjmë atë çfarë do të na takonte”, tha Erdoan duke folur gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Vatan” – “Provat e Turqisë sprapsën vendet perëndimore”

Turqia jo vetëm që ndjek minutë pas minute furnizimin me armë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i bëjnë organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG në Siri, por e përditëson vazhdimisht dosjen e saj të provave sipas zhvillimeve të freskëta në terren. Sipas informacioneve të reja që kanë mbërritur, ShBA dhe vendet e tjera Perëndimore për shkak të dokumenteve që paraqiten në mbledhjet me dyer të mbyllura nuk e mbrojmë dot më si dikur PYD-në. Bashkëfolësit në takimet që mbahen pa praninë e medias nuk e mbrojnë dot si më parë organizatën dhe kur shikojnë provat që u paraqiten ata nuk e thonë dot “që PYD/YPG nuk është organizatë terroriste” dhe tani kanë nisur të pranojnë faktin që struktura në fjalë është zgjatim i PKK-së”, bëjnë të ditur të njëjta burime.

Haber Türk” – “Dyndje turistësh nga Estonia në Turqi”

Kohët e fundit në Stamboll po vihet re një dyndje turistësh nga Estonia, një vend i Evropës Veriore me 1 milionë e 300 mijë banorë. Objektet historike janë ndër vendet që turistët estonezë preferojnë më shumë ti vizitojnë kur vijnë në Stamboll dhe arsyeja e kësaj janë serialet turke, të cilat kohët e fundit po thyejnë rekorde në shikueshmëri dhe kanë arritur të kenë një masë të madhe shikuesish në vendet e huaja. Më shpesh estonezët shkojnë për të parë Xhaminë Blu, Sarajin e Topkapisë dhe tyrbet e Sulltaneshës Hyrrem dhe Sulltan Sulejman Ligjbërësit (Kanuni). Turqia është destinacioni i parë më i preferuar i estonezëve që për turizëm dalin jashtë shtetit.

Star” – “Do të rritet objektivi i tregtisë me 15 vende në 5 kontinente të ndryshme”

Komiteti i Hyrjes në Treg, i krijuar në kuadër të Drejtorisë së Tregtisë së Jashtme pranë Ministrisë së Ekonomisë me qëllim për ti informuar eksportuesit turq në mënyrë të drejtë dhe në kohë lidhur me tregjet e ndryshme dhe për të intensifikuar e aktivizuar veprimtarinë e hyrjes në këto tregje, ka përcaktuar vendet me të cilat do të punohet më shumë për periudhën 2018-2019. Sipas planit të punës, ky komitet do t’u ofrojnë eksportuesve turq mbështetje në “informim” dhe “veprim” për 15 vende që ndodhen në 5 kontinente të ndryshme të globit. Vendet që ka zgjedhur komiteti për vitet 2018-2019 janë: Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kina, Etiopia, Koreja e Jugut, India, Irani, Japonia, Katari, Kenia, Ukraina, Meksika, Rumania dhe Rusia.

Sabah” – “Rritet interesimi ndaj turqishtes në botë”

Mbështetja e Turqisë ndaj të vuajturve në mbarë botë e kanë ngritur qirithi në të gjithë botën dashurinë për Turqinë dhe turqishten. Në kurset e organizuara nga Instituti “Yunus Emre” për mësimin e turqishtes dhe kulturës turke në Turqi kanë aplikuar më shumë se 65 mijë vetë nga 59 vende. Interesante është se aplikimet nga vende të tilla si: Egjipti, Izraeli dhe Armenia, vende ku qeveritë ndjekin propagandë kundër Turqisë, janë bërë në mesnatë. Nga ata që duan të vijnë në Turqi dhe të mësojnë turqishten ka edhe nga vende të largëta, siç janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Anglia, India e Kuba. Në vitin 2018 Instituti “Yunus Emre” do të mirëpresë në kuadër të programit “Shkolla Verore e Turqishtes” 1 mijë e 71 nxënës dhe për të marrë pjesë në këtë program janë bërë aplikime në nivel rekord, 65 mijë aplikime.



Lajme të ngjashme