Shtypi turk 02.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 05 maj 2018:

Shtypi turk 02.05.2018

“Hurriyet”: Erdogan i bëri një vlerësim takimit historik

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij koreanojugor, Moon Jae-in në Pallatin Presidencial në Seul zhvilloi një takim kokë më kokë që zgjati afërsisht një orë. Në lidhje me takimin e zhvilluar mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, Presidenti Erdogan tha se “Ky ka qenë një takim që mënjanoi shqetësimet dhe frikën e krijuar në botë. Urojmë që kjo vendosmëri të vazhdojë në mënyrë të njëjtë edhe në të ardhmen”.

“Haberturk”: Çavusoglu dhe Lavrov bisedojnë për çështjen e Sirisë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov. Gjatë bisedës dy ministrat folën në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri gjegjësisht për zhvillimet në rajonin e Humusit.

“Star”: Edi Rama: Rrjeti FETO/PDY shumë i rrezikshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) është një rrjet shumë i rrezikshëm. Në një prononcim të bërë për kanalin televiziv privat “Ora News”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “Mund të them që kjo organizatë, e cila tentoi që me armë të përmbysë një qeveri të zgjedhur në Turqi, është një rrjet shumë i rrezikshëm. Natyrisht se ne në Shqipëri personat e supozuar të kenë lidhje me këtë rrjet i mbajmë nën mbikëqyrje”.

“Vatan”: Rrjedha Turke arriti deri tek kufiri i Turqisë

Me përfundimin e ndërtimit të njërës prej dy linjave të tubacionit “Rrjedha Turke” që kalon nën det, kjo linjë arriti deri tek brigjet e Turqisë në Detin e Zi. Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit tokësor linja e parë do të përfundojë plotësisht. Gazi i parë në tubacion do të fillojë të rrjedh në dhjetor të vitit të ardhshëm.

“Sabah”: Mundësi turk Riza Kayaalp fitoi titullin e kampionit evropian

Mundësi turk, Riza Kayaalp në përballje finale me mundësin rus, Vitalii Shchur në stilin greko-romak në kategorinë 130kg në Kampionatin Evropian të Mundjes të organizuar në qytetin Kaspiysk të Republikës Autonome të Dagestanit të Federatës së Rusisë, korri fitore me rezultat 2-1 dhe fitoi medaljen e artë. Kjo ishte përballja e 9-të e mundësit të kombëtares turke, Riza Kayaalp në finalet e Kampionateve Evropiane.



Lajme të ngjashme