Shtypi turk 30.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 30 prill 2018:

Shtypi turk 30.04.2018

Sabah” – Erdogan në Uzbekistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkoi të dielën në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit për kontakte zyrtare. Në kuadër të bisedimeve mes datave 29 prill-1 maj, do të merren në shqyrtim hapat që mund të bëhen për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet me Uzbekistanin, si dhe do të shkëmbehen mendime në lidhje me zhvillimet rajonale.

Vatan” – Turqia dhe Ukraina do të prodhojnë avionë ushtarakë

Në panairin ndërkombëtar të aviacionit, “Eurasia Airshow”, i cili u zhvillua në datat 25-29 prill në Antalia, e gjithë vëmendja u përqendrua mbi projektin e avionit ushtarak të tipit “An-188”, një bashkëpunim i Turqisë me Ukrainën. Prezantimi i këtij projekti, që ka filluar në vitin 2016, u prit me interes të lartë. Sipas një komunikate me shkrim të publikuar në “Facebook” nga kompania shtetërore ukrainase e prodhimit të avionëve, “Antonov”, dy vendet në fjalë po bashkëpunojnë mbi projektet e aplikimit të avionit të ri.

Vatan” – Raketë e re nga Roketsan: TRG-122

Kompania Turke e Industrisë dhe Tregtisë së Raketave, “Roketsan”, është duke i shtuar inventarit të armëve kombëtare edhe një raketë të re. Roketsan-i ka përfunduar me sukses testet e kualifikimit të raketave me rreze veprimi 3-40 km, “TRG-122”, të udhëzuara me radarë dhe me forcë të lartë shkatërruese. Tashmë radhën e kanë testet e lëshimit në njësitë e Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë.

Haber Türk” – Antalia kapërcen pragun e 1 milion turistëve

E njohur gjerësisht si kryeqyteti turistik i Turqisë, Antalia ka kapërcyer pragun e 1 milion vizitorëve më datë 26 prill. Në këtë qytet mesdhetar, ku shifrat nga dy tregjet kryesore, Rusia dhe Gjermania, kanë gëzuar shumë operatorët turistikë, numri i vizitorëve deri më 27 prill është rritur me 41 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Yeni Şafak” – “Eurasia Airshow” përfundon me shfaqjen e “Yjeve Turke”

Panairi “Eurasia Airshow”, i cili u zhvillua në datat 25-29 prill nën patronazhin e Presidencës së Turqinë, në Terminalin e Linjave Ndërkombëtare të Aeroportit të Antalias, tërhoqi interes të madh. Programet në dy ditët e fundit të panairit të aviacionit ishin të hapura për publikun. Panairi u ndoq nga kompani pararojë të ekosistemit të aviacionit, 150 delegacione civile, ushtarake dhe ekipe të akrobacive ajrore me famë botërore nga më shumë se 100 vende. “Eurasia Airshow” përfundoi me një shfaqje mahnitëse të skuadrës së akrobacive ajrore të Forcave Ajrore të Turqisë, e cila njihet me emrin “Yjet Turke”.



Lajme të ngjashme