Shtypi turk 26.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 26 prill 2018:

Shtypi turk 26.04.2018

Sabah” – Erdogan: ‘Do të kemi sihariq për botën’

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mërkurën mbajti një konferencë të përbashkët shtypi në Kompleksin Presidencial në Ankara bashkë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, i cili kishte ardhur në Turqi për vizitë zyrtare. “Ceremonia e përurimit të gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) do të bëhet në qershor. Ky do të jetë një sihariq i madh që do t’ia japim popullit tonë dhe botës para zgjedhjeve”, tha kreu i shtetit turk.

Yeni Şafak” – “Marrëdhëniet ndërmjet Spanjës dhe Turqisë janë shumë të fuqishme”

Ministri i Turizmit të Spanjës, Alvaro Nadal mbajti një fjalim në hapje të mbledhjes së organizuar me rastin e Forumit të Ekonomisë së Re (Nueva Economia Forum), ku Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Yıldırım) mori pjesë si mysafir. Nadal tha se marrëdhëniet ndërmjet Spanjës dhe Turqisë janë shumë të fuqishme dhe përveçse se janë aleatë në NATO të dyja vendet kanë një bashkëpunim të madh edhe në kuadër të antiterrorizmit.

Vatan” – “Filloi prodhimi i raketave S-400”

Aleksandr Miheyev, drejtori i kompanisë shtetërore ruse për eksportin e armeve, “Rosoboroneksport”, tha se kanë filluar të prodhojnë sistemin e mbrojtjes raketore S-400, që do ti dërgojnë Turqisë.

Star” – “Prodhimi i çelikut në Turqi është rritur mbi mesataren botërore”

Prodhimi global i çelikut të papërpunuar në muajin mars u realizua me 148,3 milionë tonë, duke u rritur me 4%. Kurse prodhimi i çelikut bruto në Turqi për muajin mars u rrit me 7,6% dhe u realizua në shifrën 3,4 milionë tonë.

Haber Türk” – “Turqia, destinacioni më i preferuar për ukrainasit”

Shoqata e Hotelierëve të Turqisë (TÜROB) në raportin e saj për Ukrainën thotë se Turqia është vendi më i preferuar nga ukrainasit për turizmin e pushimeve. Në vitin 2017 në Turqi erdhën 1,3 milionë turistë ukrainas, kurse numri i turistëve që kanë shkuar nga Turqia për në Ukrainë vitin e kaluar ka njohur një nivel të rëndësishëm, 270 mijë vizitorë.



Lajme të ngjashme