Shtypi turk 25.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 25 prill 2018:

Shtypi turk 25.04.2018

Haber Türk” – Yildirim: APKE-ja të shohë punën e saj, zgjedhjet do t’i bëjë Turqia

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, iu përgjigj interesit të gazetarëve në Madrid pas takimit të martën me homologun e tij spanjoll, Mariano Rajoy. I pyetur në lidhje me kërkesën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për të shtytur zgjedhjet në Turqi, shefi i qeverisë turke u përgjigj me fjalët: “Këshilli i Evropës më mirë të shohë punën e tij. Zgjedhjet nuk do t’i bëjnë ata, por Turqia. APKE-ja të mos lejojë fillimisht fjalimet e terroristit Salih Muslim.”

Sabah” – Ekonomia e Turqisë është rritur me 230% nga viti 2002 e këtej

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek deklaroi nga rrethi i Gaziantepit se ekonomia e Turqisë është rritur me 230% nga viti 2002 e këtej duke theksuar se tashmë vendi i ka lënë pas kohët e vështira.

Vatan” – Rouhani: Turqishtja është burim krenarie për Iranin

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u shpreh me lëvdata për gjuhën turke gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve iranianë të tubuar në Stadiumin “Tahti”, në Tebriz. “Turqishtja është burim krenarie dhe një nga lulet aromatike të Iranit”, ka thënë ai, sipas një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të Presidencës iraniane, e cila thekson se Rouhani është ndalur gjithashtu mbi rëndësinë e shtrirjes së përdorimit të gjuhës turke në vendin e tij duke urdhëruar botimin e librave të nevojshëm për mësimin e turqishtes.

Hürriyet” – Rusia lejon edhe 5 firma turke të tjera

Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare në Rusi (Rosselkhoznadzor) njoftoi të martën vonë se edhe 5 firma të tjera turke, të cilat i ka inspektuar më parë gjatë muajit prill, janë pajisur me lejet e nevojshme për të importuar domate në Federatën Ruse.

Star” – Gjiganti shtetëror rus vjen në Antalia

Kompania ruse e mbrojtjes, Almaz-Antey, do të prezantojë produktet, pajisjet teknike dhe shërbimet e saj në Panairin “Eurasia Airshow” 2018, i cili konsiderohet evenimenti më i madh i aviacionit në Turqi dhe do të organizohet për herë të parë në Antalia, mes datave 25-29 prill.



Lajme të ngjashme