Shtypi turk 24.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 24 prill 2018:

Shtypi turk 24.04.2018

“Haberturk”: Presidenti Erdogan priti në takim fëmijët e botës

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë priti në takim fëmijët e ardhur nga të katër anët e botës pjesëmarrës në kremtimet e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve.

“Haberturk”: Çavusoglu paralajmëron homologun e tij belg për PKK-në

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i ndodhur në New York të ShBA-së për të marrë pjesë në Mbledhjen e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me temë “Vendosja dhe vazhdimi i paqes”, pati një takim me Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm belg, Didier Reynders. Gjatë takimit Çavusoglu tërhoqi vëmendjen në aktivitetet në rritje të organizatës separatiste terroriste PKK në Belgjikë, ndërsa Reyndersin e paralajmëroi për nevojën për luftë më efikase kundër organizatave terroriste.

“Vatan”: Ministri Zeybekçi i bëri një vlerësim marrëdhënieve tregtare turko-ruse

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi zhvilloi një vizitë në Rusi ku bisedoi për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes Turqisë dhe Rusisë. Në kuadër të kontakteve në kryeqytetin Moskë, ministri Zeybekçi u takua me bashkëkryesuesin e komisionit ndërqeveritar turko-rus dhe njëkohësisht ministrin e Energjisë së Rusisë, Aleksandr Novak dhe me ministrin e Bujqësisë të Rusisë, Aleksadr Tkaçev. Gjatë takimit me ministrin Novak, ministri Zeybekçi bisedoi në lidhje me marrëdhëniet aktuale tregtare dhe ekonomike, ndërsa me bashkëbiseduesit shqyrtoi edhe anët pozitive të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vuri theksin në vendosmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve.

“Star”: Aliyev do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev më data 24-25 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë vizitës do të mbahet edhe mbledhja e 7-të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë, Turqi-Azerbajxhan, e cila do të bashkëkryesohet nga presidentët Erdogan dhe Aliyev. Vizita në fjalë është vizita e parë jashtë vendit e Presidentit Aliyev, pas fitores në presidencialet e mbajtura më 11 prill 2018.

“Hurriyet”: Dyndje e anglezëve drejtë Turqisë

Niveli i paketave të udhëtimeve nga Anglia drejtë Turqisë arriti në 84%. Sipas të dhënave të kompanisë “Thomas Cook” me seli në Angli, paketat e shitura e bëjnë Turqinë njërën prej destinacioneve më të preferuara për pushimet verore për këtë vit, gjë që bëri që Turqia të lë pas edhe Spanjën dhe Ishujt Kanarie.    



Lajme të ngjashme