Shtypi turk 19.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 19 prill 2018:

Shtypi turk 19.04.2018

Sabah” – “OHAL u zgjat me tre muaj”

Projektrezoluta e Kryeministrisë për zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme (OHAL), duke filluar nga dita e enjte 19 prill 2018, u miratua në seancën e djeshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM). Kështu gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur për të shtatën herë në Turqi.

Vatan” – “Deklarata e Yildirim për zgjedhjet e parakohshme”

Të dielën e 24 qershorit do të zhvillohen së bashku zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në lidhje me këtë zhvillim, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbajti një konferencë shtypi në selinë e Kryeministrisë “Pallatin Çankaya”. “Një vendim i tillë u mor si rrjedhim i zhvillimeve me të cilat përballet vendi ynë”, u tha Jëlldërëm gazetarëve.

Star” – “Ndërmjet Turqisë dhe Iranit është kryer veprimi i parë për këmbimin e monedhës në tregtinë dypalëshe”

Është zhvilluar veprimi i parë në kuadër të marrëveshjes që është nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Iranit për shkëmbimin e parasë në tregti me monedhë kombëtare. Marrëveshja është firmosur ndërmjet bankave qendrore të dy vendeve me qëllim për të nxitur tregtinë me monedhë vendase. Në kuadër të marrëveshjes në fjalë tani është kaluar në procesin e përdorimit të monedhave vendore. Përmes këtij sistemi synohet lehtësimi i tregtisë dypalëshe dhe veprimeve bankare pa qenë i varur nga një valutë rezervë e tretë si është dollari amerikan apo euroja. Gjithashtu parashikohet që me përdorimin e parave të grumbulluara (në bankat qendrore) do të reduktohet edhe risku i kursit të këmbimit valutor.

Hürriyet” – “Rubineti i TANAP-it do të hapet në 30 qershor

Po i afrohet fundi punimeve për ndërtimin e gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP), i cili gazin e Azerbajxhanit përmes Turqisë do ta transmetojë në Evropë. Tubacioni cilësohet edhe si ‘rruga e mëndafshit’ të energjisë dhe në 30 qershor do të jetë gati për ti dhënë gaz Turqisë. Kurse rrjedhja e gazit në TANAP me destinacion tregjet evropiane do të fillojë në 2020.

Yeni Şafak” – “Galatasaray kampione e Evropës në Kupën e FIBA-s për femrat”

Ekipi i basketbollit të femrave të Galatasaray-it në ndeshjen e kthimit për finalen e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Kupën Evropiane u mund 72-65 nga rivalja italiane Reyer, por duke qenë se ndeshjen e parë e kishte fituar me një avantazh prej 22 pikë arriti të marrë titullin kampion.



Lajme të ngjashme