Shtypi turk 13.03.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 13 mars 2018:

Shtypi turk 13.03.2018

Vatan” – Mesazhe të ngrohta nga qeveria e re gjermane

Qeveria e re që është krijuar në Gjermani ka dhënë mesazhe të ngrohta ndaj Turqisë. Partia e Unionit Demokristian (CDU), Partia e Unionit Kristiansocial (CSU) dhe Partia Socialdemokrate (SPD) kanë krijuar qeverinë e re të koalicionit në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel në deklaratën që bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të kërkojë rrugën e negocimit me Turqinë. “Divergjencat me Turqinë nuk duhet ti grumbullojmë prapa malit. Kanalet e komunikimit duhet të jenë përherë të hapura. Pasi jemi të varur nga njëri-tjetri. Turqia ka bërë punë të mëdha në lidhje me refugjatët që janë larguar nga lufta në Siri. Ajo ka pranuar 3 milionë refugjatë. Edhe ne duam të respektojmë marrëveshjen që kemi me Turqinë (për refugjatët)”,- u shpreh Merkel.

Star” – Industria turke e mbrojtjes demonstron arritjet në Katar

Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes Detare e Dohës (DIMDEX 2018) ka filluar në Qendrën Kombëtare të Katarit për Kongrese në Doha. Në ceremoninë e hapjes së panairit morën pjesë ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nuretin Xhanikli (Nurretin Canikli), Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Hulusi Akar, Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes (SSM) Ismail Demir. Me koordinimin e Nënsekretarisë së Industrisë se Mbrojtjes (SSM) në këtë panair Turqia merr pjesë me Unionin e Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Aviacionit dhe 33 firma që operojnë në këtë sektor. Hapësira e pavioneve të firmave turke arrin deri në 2.413 metra katrorë.

Haber Türk” – Kursi është kthyer nga Turqia

Firmat e mëdha të anijeve turistike drejtimin e lundrimit e kanë kthyer nga Turqia. Sipas komunikatës me shkrim të Degës së Izmirit të Dhomës Tregtare Detare (DTO), që përfshin rajonet e Stambollit dhe Marmarasë, Egjeut, Mesdheut e Detit të Zi (IMEAK), në Panairin “Seatrade Global”, organizuar në datat 5-8 mars në Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë realizuar bisedime produktive me firmat e mëdha të sektorit të turizmit me anije. Sipas komunikatës në fjalë gjigandja botërore e anijeve turistike MSC duke filluar nga sezoni i vitit 2019 drejtimin e lundrimit do ta ndryshojë drejt Izmirit dhe Antalias.

Yeni Şafak” – Vjen agjencia kombëtare e klasifikimit të kredive

Turqia është vënë në veprim përballë agjencive ndërkombëtare të vlerësimit të kredive, pozicioni dhe vendimet e të cilave kanë lënë vend për dyshim edhe një herë tjetër pas notës skandaloze që agjencia e klasifikimit të kredive Moody’s i dha javën e kaluar Turqisë. Planifikohet që Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Sistemit Bankar (BDDK) të themelojë këtë vit agjencinë kombëtare të klasifikimit të kredive.

Sabah” – THY shënon rekord historik

Shoqëria ajrore turke THY e ka rritur me 26% numrin e pasagjerëve që ka transportuar në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës. 5,1 milionë pasagjerë kanë fluturuar në shkurtin e këtij viti me Turkish Airlines. Kjo është hera e parë që THY-ja tejkalon shifrën e 5 milionë pasagjerëve në muajin shkurt.



Lajme të ngjashme