Shtypi turk 19.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 19 shkurt 2018:

Shtypi turk 19.02.2018

Star” – Erdogan: Fitorja është e afërt

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në Kongresin e 6- të Zakonshëm të Partisë në Rrethin e Afyonkarahisarit theksoi edhe një herë vendosmërinë e shtetit për Operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë në zonën Afrin të Sirisë. “Ashtu siç ndodhi në Xherabulus, në Rai, në al-Bab, ne do të marrim rezultat edhe në Afrin, edhe në Idlib dhe Menbixh. Fitores i afrohemi çdo ditë më shumë”, tha Erdoan.

Vatan” – Jëlldërëm: Nuk do të mbetet asnjë terrorist

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në deklaratën që bëri në Ankara tha se lufta kundër terrorizmit vazhdon në mënyrë të pamëshirshme. “Luanët, heronjtë e ushtarët tanë sot po shkruajnë epope në Afrin. Cilido le të thotë çfarë të dojë, ky operacion do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të organizatës terroriste brenda dhe jashtë vendit. Nuk do të mbetet as edhe një terrorist”, tha Kryeministri Jëlldërëm.

Sabah” – Çavushollu: ShBA-ja këtë herë nuk e mbajti fjalën

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në fjalën që mbajti në Konferencën e 54-të të Sigurisë në Mynih tha se ka shumë vende që kanë agjenda të ndryshme në Siri, duke shtuar se kjo është një arsye tjetër që kërkon vazhdimin e bisedimeve (për Sirinë). “Pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Turqi arritëm në disa marrëveshje. Uroj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) këtë herë ti mbajmë premtimet e bëra”, nënvizoi shefi i diplomacisë turke.

Haber Türk” – Shimshek: “Thesari i ka relaksuar tregjet në dy muajt e parë”

Zv.kryeministri përgjegjës për ekonominë, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se me ndikimin edhe të masave të Qeverisë, Thesari i Shtetit raportin e menaxhimit të borxhit të brendshëm këtë vit e ka zbritur nën 100% dhe falë kësaj edhe tregjet kanë nisur të lehtësohen. Në 5 javët e para të vitit investitorët e huaj kanë blerë bono thesari me vlerë 1,5 miliardë dollarë”, shtoi ai.

Hürriyet” – “Ekspresi i Orientit”, doping për turizmin dimëror në Kars

Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në krahinën lindore të Karsit me trenin “Ekspresi i Lindjes”, i cili kryen udhëtime të rregullta ndërmjet Ankarasë dhe qytetit të Karsit dhe vëmendja ndaj të cilit është shtuar ndjeshëm këto ditë, jo vetëm që kanë gjallëruar turizmin e krahinës, por kanë shtuar fluksin e vizitorëve edhe në qendrën e skive “Xhëbëlltepe” (Cıbıltepe) në Sarëkamësh (Sarıkamış). Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Sarëkamëshit, Mir Hasan Tash (Mir Hasan Taş) tha se organizimi i udhëtimeve me trenin e “Ekspresit të Orientit” ka dhënë një kontribut të madh në prezantimin e destinacioneve turistike të krahinës, ndërsa shtoi se këtë vit Karsi po jeton një vit të artë në turizëm.



Lajme të ngjashme