Shtypi turk 11.01.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 11 janar 2018:

Shtypi turk 11.01.2018

Sabah” – Drejtësia e vërtetë është këtu

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi ashpër të mërkurën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mosekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fetullah Gulen, gjatë fjalës së rastit në mbledhjen e Këshillit të Drejtësisë. “Ngrihen e përpiqen të sfidojnë Turqinë me vendime politike, që kanë marrë në vendin e tyre. Unë nuk i respektoj në asnjë mënyrë kësisoj vendimesh të këtyre dhe as që u besoj këtyre. Te këta s’ka drejtësi. Drejtësia është këtu”, deklaroi kreu i shtetit turk.

Star” – Kryeministri Yildirim: Gjykatat e apelit do të bëhen në 15

Shefi i qeverisë turke, Binali Yildirim, bëri me dije të mërkurën se numri i gjykatave të apelit, të cilat veprojnë aktualisht në 9 qendra për sa u takon procedurave gjyqësore, do të rritet në 15. “Ne do të përfshijmë brenda një kohe të shkurtër në agjendën e punimeve të Parlamentit një paketë të re reformash për të rritur edhe më shumë besimin në gjyqësor dhe për të përshpejtuar gjykimet”, tha Kryeministri Yildirim gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Drejtësisë.

Yeni Şafak” – Çavusoglu: S’qëndrojmë ku është e pranishme YPG-ja

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, u bëri thirrje Iranit dhe Rusisë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre si vende garantuese në Siri. “Terroristëve s’duhet t’u dërgohet ftesë për në Soçi. Ne jemi shprehur qartazi prej fillimit se nuk do të qëndrojmë atje ku është e pranishme PYD/YPG-ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK. Procesi minohet nëse do të ketë prani të organizatave terroriste në Soçi”, u shpreh kryediplomati turk.

Haber Türk” – 4,5 vite heqje lirie për keqtrajtimin e kafshëve endacake

Sipas projektligjit të hartuar nga Ministria turke e Drejtësisë për të parandaluar keqtrajtimin e kafshëve gjatë viteve të fundit, ata që torturojnë apo vrasin kafshët shtëpiake ose endacake do të dënohen me 4,5 vite burg, ndërsa ata që torturojnë apo vrasin kafshët në rrezik zhdukjeje ose llojet e kërcënuara do të dënohen me 7 vite heqje lirie.

Hürriyet” – Gati themelimi i Katedrës së UNESCO-s në universitet

Pranë Universitetit “Bilgi” të Stambollit është duke u themeluar Katedra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për Politikat dhe Diplomacinë Kulturore. Miratuar nga Departamenti i Arsimit të Lartë të UNESCO-s në kryeqytetin Paris të Francës pas një procesi vlerësues, Katedra e UNESCO-s do të veprojë në kuadër të Qendrës Kërkimore “Bilgi” për Politikat dhe Administrimin e Kulturës. Kjo qendër dhe Katedra e UNESCO-s do të realizojnë nën ombrellën e OKB-së projekte kulturore me partneritet shumëpalësh duke ndërtuar bashkëpunime të reja në skenën ndërkombëtare. Ajo do të rezultojë gjithashtu një platformë ndërkombëtare e re për akademikët dhe studentët, që merren me politikat kulturore në Turqi, si dhe do të mund të ndërmarrë iniciativa të reja me institucionet përkatëse në fushën e diplomacisë kulturore.



Lajme të ngjashme