Shtypi turk 14.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 14 nëntor 2017:

Shtypi turk 14.11.2017

“Haberturk”: Marrëveshje për zgjidhje politike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin. Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin Soçi të Rusisë të dy homologët biseduan në lidhje me krizën e Sirisë ku dhanë mesazhe në lidhje me zgjidhjen e saj. Gazeta citon Presidentin Erdoan të ketë thënë se “Gjatë takimit patëm rastin të bisedojmë në lidhje me zhvillimet e fundit në çështjen e krizës së Sirisë. Kemi rënë dakord që në pikën e arritur mund të përqendrohemi në zgjidhje politike”. Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin bëri të ditur se është i mendimit të njëjtë me Presidentin Erdoan për shtimin e përkrahjes në çështjen e zgjidhjes politike.

“Star”: Kryeministri Yildirim zhvillon një bisedë telefonike me Zëvendëpresidentin e parë të Iranit, Is’hak Xhihangiri

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım), zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëpresidentin e parë të Iranit, Is’hak Xhihangiri. Sipas informatave e marra nga burimet pranë Kryeministrisë, Kryeministri Jëlldërëm gjatë bisedës shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të qytetarëve iranian në tërmetin që ra në një zonë në afërsi të kufirit Irak-Iran e që tronditi të dyja vendet fqinje. Jëlldërëm gjithashtu tha se Turqia është e gatshme për të ndihmuar Iranin në rast se shfaqet nevoja, ndërkaq Zëvendëpresidenti i parë i Iranit, Is’hak Xhihangiri falënderoi Kryeministri Jëlldërëm për ndihmën e ofruar.

“Hurriyet”: Përcaktohen vendet që do të dominojnë në botë në vitin 2050

Kompania e inspektimit tatimor dhe shërbimeve të konsulencës “Price Waterhouse Coopers” (PWC) publikoi parashikimet në lidhje me ekonomitë më të fuqishme në botë për vitin 2050. Në radhitjen e bërë sipas paritetit të fuqisë së blerjes, Turqia në vitin 2050 do të jetë në mesin e 10 vendeve të para në botë. Me performancën e saj që shfaqi, Turqia la prapa shumicën e vendeve të Evropës. Vendet perëndimore, të cilat në vitin 2017 sundojnë me botën, në vitin 2050 do të jenë relativisht të dobëta për shkaqe të ndryshme si ajo e uljes së shpejtësisë së rritjes ekonomike dhe e natalitetit të ulët.

“Sabah”: Barclays rrit parashikimet e rritjes ekonomike për Turqinë

Kompania e madhe e financave me seli në Angli, “Barclays”, e cila zhvillon aktivitete për afërsisht 300 vjet në sektorin bankar dhe financiar në Evropë, Azi, Afrikë, ShBA dhe 60 vende të ndryshme të botës dhe që njëkohësisht është edhe sponsor i Premier Ligës angleze, parashikimet e saj për rritjen e ekonomisë turke për vitin 2017-2018 i revizoi në mënyrë pozitive. Barclays bëri të ditur se ekonomia turke arriti një trend të fort të rritjes në saje të mbështetjeve kreditore, stimulimeve financiare dhe eksporteve të larta të përkrahura nga ana e qeverisë. Pritshmëritë e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2017, Barclays i ngriti nga 5,2 në 5,9%, ndërsa parashikimet e rritjes për vitin 2018 nga 3,8 në 4,1%.

“Vatan”: Trashëgimia e Ataturkut

Anija me avull e quajtur “Kartal II”, nga e cila Gazi Mustafa Kemal Ataturku dha mesazhin e parë për Luftën Çlirimtare, pasi më 13 nëntor 1918 pa anijet okupuese në Ngushticën e Bosforit, do të shndërrohet në muze. Anija e zbuluar në saje të punimeve të admiralit të pensionuar, Xhem Gyrdeniz (Cem Gürdeniz), do të kaloj nga një restaurim gjithëpërfshirës, ndërsa hapja e muzeut planifikohet në 100-vjetorin e dhënies së mesazhit të parë të Ataturkut.



Lajme të ngjashme