Shtypi turk 10.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar në mediat e shkruara turke për sot, e premte, 10 nëntor 2017:

Shtypi turk 10.11.2017

“Hurriyet”: Dielli që nuk perëndon

Sot Turqia shënon 79-vjetorin e vdekjes së liderit të saj të madh, Mustafa Kemal Ataturk. Vizioni i tij për një Turqi bashkëkohore dhe demokratike kuptohet më mirë nga dita në ditë. Populli turk e përkujton me dashuri, respekt dhe nderime të thella themeluesin e Turqisë bashkëkohore, Mustafa Kemal Ataturkun. Ashtu si në çdo 10 nëntor edhe sot me qindra mijëra qytetarë të të gjitha grupmoshave do të dynden drejt Mauzoleut për të përkujtuar Ataturkun. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në mesazhin e tij të publikuar me rastin e 10 nëntorit shkruan kështu: “Mustafa Kemal Ataturku, me Republikën tonë që e themeloi me Luftën Çlirimtare, me fitore të shumta dhe duke e mbledhur popullin përreth idealeve të përbashkëta, ishte një hero ushtarak i vlerësuar lartë nga e gjithë botëa dhe një lider i nderuar”.

“Vatan”: Do të hapet një faqe të re

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) pati një takim me Zëvendëspresidentin e ShBA-së, Majk Pens (Mike Pence). Gjatë kalimit të tij nga Uashingtoni (Washington) për në Nju-Jork (New York), kreu i qeverisë turke bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët që e shoqëronin në avion. Jëlldërëm tha se takimi gjatë të cilit u bisedua në mënyrë të sinqertë në lidhje me problemet dhe ku u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, ishte shumë produktiv. Gazeta citon Kryeministrin Jëlldërëm të ketë thënë: “Ka vullnet të mirë për ti përmirësuar marrëdhëniet. Duhet të hidhen hapat konkrete në lidhje me çështjen e FETO-s”. Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë u tha se “Mes dy vendeve do të hapet një faqe e re”.

“Yeni Safak”: Sekretari i OKB-së falënderon Turqinë

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh (Guterres). Në deklaratën e tij të bërë në lidhje me këtë takim Jëlldërëm tha se ““Sekretari i Përgjithshëm vuri në pah sakrificën e madhe të Turqisë në marrjen përsipër të barrës së refugjatëve që u shfaq si pasojë e emigrimeve të lindura nga destabilitetet përreth saj. Natyrisht që pritshmëritë tona në këtë drejtim janë që të gjitha vendet e OKB-së të marrin përsipër këtë barrë”.

“Sabah”: Turqia me satelitët e saj të ri do të bëhet fuqi globale

Janë hedhur firmat për dërgimin e satelitëve turke “Turksat” në vitin 2020 dhe 2021. Satelitët, të cilët do të lëshohet nga ana e kompanisë së sipërmarrësit të famshëm, Elon Mask (Musk), do të bëjnë që Turqia të bëhet operator global. Është nënshkruar edhe marrëveshja në vlerë 500 milionë dollarë me kompaninë “Airbus” për prodhimin dhe lëshimin e satelitëve të komunikimit Turksat 5A dhe 5B. Parashikohet që lëshimi i satelitit “Turksat 5A”, që do të lëshohet në vitin 2020 dhe satelitit 5B që do të lëshohet një vit më pas, të bëhet nga ana e raketave “Falcon 9” të kompanisë “SpaceX”. Pjesët kryesore të satelitëve do të prodhohen nga inxhinierët e Turksat-it me mundësi vendore.

“Star”: Automobili vendor do të prodhohet edhe në botë

Pas përcaktimit të kompanive që do të bëjnë prodhimin e automobilit vendor janë përshpejtuar edhe punimet për prodhimin e tij. Ndërkohë që shumica e prefekturave të Turqisë bënë thirrje që prodhimi i automobilit të bëhet në vendet e tyre, kanë filluar të vijnë edhe porositë e para nga shoqëritë civile dhe kompanitë tjera. Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Özlü) duke e bërë të ditur se automobili vendor nuk është vetëm i Turqisë, por është një projekt botëror tha se “Edhe ne do të bëjmë ashtu siç bëjnë edhe kompanitë tjera në botë, do të hapim fabrika të automobilave në vende të ndryshme të botës”.



Lajme të ngjashme