Shtypi turk 16.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 16 tetor 2017:

Shtypi turk 16.10.2017

“Star”: Pavarësisht çdo gjëje, nuk hoqëm dorë nga Bashkimi Evropian

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha se Turqia është një vend që përpiqet për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha: “Që nga viti 1960 e deri më sot nuk ka një vend të dytë që pret në portën e BE-së. Nuk ka një vend të dytë ndaj të cilit janë ndërruar herë pas here rregullat gjatë rrugës për anëtarësim dhe që të jenë ndryshuar shumë herë ligjet në dezavantazh të këtij vendi. Pavarësisht të gjitha anëve negative, Turqia nuk ka hequr dorë nga procesi i anëtarësimit në BE, tha Bozdaë dhe shtoi se Turqia do ti shtojë fuqi Bashkimit Evropian dhe nëse bëhet anëtare është një vend që do të fitojë fuqi prej saj. Ky është një proces me fitim reciprok. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë proces pavarësisht çdo lloj ane negative. Si Turqi nuk synojmë të tërhiqemi nga procesi” tha Bozda.  

“Hürriyet”: Turqia dërgoi avion ushtarak ambulancë për të plagosurit në Somali

Në sulmin me autobombë në një hotel të kryeqytetit Mogadisho dhe sulmin me bombë në rajonin Medine-i Munevvre 231 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën nën rrënoja dhe të plagosur. Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın), në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në median sociale, Twitter, dënoi fuqishëm sulmin terrorist në kryeqytetin somalez. Ai kërkoi rahmet nga Allahu për viktimat dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Ai bëri të ditur gjithashtu se me direktivën e presidentit Erdoan, një avion ushtarak ambulancë shkoi në këtë vend për të dërguar ndihma mjekësore në Somali dhe për të sjellë të plagosurit për kurim në Turqi.

Vatan”: Prodhimi i vajit të ullirit theu rekord

Kryetari i Kuvendit të Dhomës së Bujqësi së qytetit Edremit, Xhahit Çetin (Cahit Çetin) në lidhje me këtë zhvillim, tha: “Turqia ka arritur prodhimin më të lartë të regjistruar deri më sot. Ne jemi në pozicionin e vendit të dytë në botë për prodhimin e vajit të ullirit”. Rendimenti i Turqisë për këtë vit do të arrijë në 300 mijë ton vaj ulliri dhe kjo tregon se këto shifra do të rriten vit pas viti duke qenë lajmëtar të një rritje të madhe të Turqisë në këtë fushë.

“Sabah”: Serialet turke do të dalin sot në Cannes

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, serialet turke do të promovohen në Panairin MIPCOM, që është tregu më i madh botëror i industrisë së televizionit. Në edicionin e 33-të të Panairit “MIPCOM 2017”, që zhvillohet në qytetin Cannes të Francës, do të marrin pjesë 15 mijë përfaqësues të sektorit të serialeve, filmave, produksioneve të televizioneve etj. Serialet turke si “Fatih” protagonisti i të cilit është Kenan Imirzalioglu (Kenan İmirzalıoğlu), "Eşkıya Dünyaya Hükümdar Olmaz" dhe serialet e Radio Televizionit Turk, TRT, Diriliş Ertuğrul", "Payitaht: Abdülhamid" që janë pëlqyer nga shikuesit, do të takohen me profesionistët e sektorit përgjatë gjithë panairit.  Në sektorin e serialeve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqia është e dyta në botë.

“Yeni Yafak”: Për mua u kujdesën si për vajzën e tyre

Koreania Eunja Kim, nga e cila është frymëzuar filmi ‘Ayla’, ku shpjegohet lufta e Koresë ishte një vajyë që u gjet nga një familje turke, të cilës i vunë emrin Ayla. Ajo erdhi për vizitë në Stamboll. Kim tha se kur mësoi se ato që përjetoi në të kaluarën do të bëhen film, qau nga gëzimi. “Kjo familje u kujdes shumë për mua. Turqia është atdheu im i dytë” tha Eunja Kim.



Lajme të ngjashme