Shtypi turk 12.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 12 tetor 2017:

Shtypi turk 12.10.2017

“Yeni Şafak”: Shtetet e Bashkuara të Amerikës vihen në veprim për të zgjidhur krizën, dërgojnë delegacion në Turqi

Pretendohet se një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit do të vijë javën e ardhshme në Turqi për të biseduar në lidhje me krizën e vizave. Autoritetet e Departamentit amerikan të Shtetit bënë të ditur se delegacioni do të kryesohet nga Zëvendëssekretari i Departamentit me Jashtë, Johnathan Cohen. Ambasada amerikane në Ankara, ditën e diel kishte deklaruar përmes medias sociale Twitter se ishin pezulluar vizat për Turqinë dhe pas kësaj, ambasada e Turqisë në Amerikë, në kuadër të parimit të reciprocitetit, me të njëjtin tekst, deklaroi nëpër medias sociale Twitter se ishin pezulluar vizat për amerikanët. Presidenti Erdoan tha se kishte dhënë vetë direktivën në lidhje me këtë përgjigje. Personeli i Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte marrë nën arrest pas dërgimit në gjykatë me pretendimin për kontakt me organizatën terroriste gyleniste, FETO.  

“Star”: Turqia ka shpresa tek Mesdheu, sondimi i parë i thellë në 2018

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Antalja dhe tha se sondimi i parë i thellë për naftë dhe gaz natyror do të bëhet në Mesdhe në fillim të vitit 2018. Gazeta citon Ministrin  Allbajrak të ketë thënë: “Kemi shumë shumë shpresa nga Mesdheu”. Ai tha se me punimet e kërkimit të naftës dhe gazit natyror në Mesdhe do të arrihet një avantazh jashtëzakonisht i madh financiar dhe reduktimi i varësisë së Turqisë për energji nga jashtë ka një rëndësi kritike për sa i përket ngjitjes së Turqisë në një ligë më të lartë.

Sabah: 4 operacione në korridorin terrorist

Bëhen të ditura detajet e planit ushtarak me trajektore të gjatë që Turqia do të zbatojë kundër lojës së korridorit terrorist në Irak dhe veri të Sirisë. Sipas kësaj, itenerari i parë që do të arrijë Ushtria e Lirë Siriane dhe ushtarët turq, që kanë hyrë në Idlib si njësi pararojë nga linja kufitare Hataj-Rejhanllë (Hatay- Reyhanlı) është Dar ta Izzah që gjendet në veri të Idlibit. Për pastrimin e elementeve terroriste në Iblib, që është edhe synimi i parë i operacionit, “operacioni i fshirjes” do të udhëhiqet që aty. Me pastrimin e terrorit nga Idlibi, linja Idlib-Dar ta Izzah, do të jetë etapa e parë e “korridorit të kalimit” që planifikohet të krijohet. Në hapin e dytë të operacionit do të veprohet për lidhjen e korridorit të kalimit me rajonin e Mburojës së Eufratit. Në kuadër të operacionit “mbytja e YPG-së”, Xhinderisi që gjenet në jug të Afrinit, që mbahet nën kontrollin e organizatës terroriste YPG dhe Tel Rifat në veri të Halepit, që jeton dendësisht popullsia arabe, do të pastrohet nga terrori dhe do të kthehet në një rajon të sigurt

“Vatan”: Bashkëpunimi i shërbimit informativ ndërmjet Turqisë dhe Iranit

Turqia dhe Irani, që kohët e fundit kanë rritur trafikun diplomatik, do të luftojnë së bashku kundër organizatës separatiste terroriste PKK. Në luftën kundër terrorit do të bëhet bashkëpunim në fusha të tilla si siguria e kufirit, dhënia e informacioneve dhe çështjet e koordinimit. Në Etapën e parë synohet që  të ndërpritet lidhja fizike dhe të margjinalizohet PKK-ja.    

“Haber Türk”: Tanku prodhim kombëtar Altay përgatitet për prodhim seri

Sekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se presin ofertat për tenderin e prodhimit në seri të tankut Altay të prodhuar në vend. Pyetjes drejtuar gjatë konferencës së mbajtur nga ana e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur, MUSIAD, në lidhje me prodhimin seri të tankut Altay, Demir iu përgjigj me fjalët: ”Tani jemi duke pritur ofertat”. Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në muajin korrik kishte deklaruar se do të hapnin tender për prodhimin seri. Brenda vendit përveç Otokar edhe FNSS ka eksperiencë të projektimin dhe prodhimin e automjeteve të blinduara me zinxhirë. Ndërkohë që BMC dhe Katmerciler prodhojnë automjete të blinduara me rrota edhe Tumosan zotëron projekte të prodhimit të automjeteve të blinduara me rrota.



Lajme të ngjashme