Shtypi turk 06.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 6 tetor 2017:

Shtypi turk 06.10.2017

Sabah” – “Do të heqë dorë nga kjo dashuri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në kthim nga vizita në Iran bëri vlerësime edhe për referendumin e jashtëligjshëm që mbajti administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) më 25 shtator. “Ata që kanë i hapur derën atij referendumi të paligjshëm, do të detyrohen të paguajnë patjetër edhe koston e pasojave. Nuk e kanë kuptuar ende se çfarë po bëjnë. Barzani do të heqë dorë nga kjo dashuri”, u tha Erdoani gazetarëve që e shoqëruan gjatë vizitës në Iran.

Vatan” – “Taktikë e re

Në provincën Muğla janë kapur të gjallë 7 terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, ndërsa janë vrarë 5 terroristë. Ministria e Punëve të Brendshme në deklaratën që bëri lidhur me ngjarjen njoftoi se organizata terroriste PKK po mundohet të hyjë në Detin Egje dhe Mesdhe me rrugë detare përmes Latakias (Siri). Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu në një dalje publike tha të enjten se “organizata terroriste po përpiqet të gjejë metoda të reja pas infiltrimeve të fundit nga veriu i Irakut, Irani dhe Afrini (Siri).

Star” – “Ku është bota, Arakani po vdes

Në një takim me përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me dramën e Arakanit, ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya) i bëri thirrje botës duke thënë: “Askush të mos hedhë pretendime mbi qytetërimin vetëm duke bërë sehir tiraninë dhe shtypjet, dhimbjet që vuajnë gratë dhe fëmijët e pafajshëm atje. Edhe sikur e gjithë bota ti mbyllë sytë dhe veshët përballë tiranisë, Turqia do të vazhdojë t’ua shtrijë dorën të shtypurve e të vuajturve në Arakan”.  

Hürriyet” – “Flauti i ndryshoi jetën

Merve Bashollu (Merve Başoğlu) është rritur në kopsht fëmijësh. Për herë të parë flautin ajo e pa tek mësuesja e saj. Më vonë filloi ti bjerë edhe vetë flautit dhe kjo i ndryshoi asaj jetën. Merve sot ndjek studimet në degën e Flautit në Universitetin e Bilkentit në Ankara. Ajo është pranuar në Konservatorin e Nisës në Francë, një nga shkollat më të mira të botës. Zonja e Parë e Turqisë Emine Erdoan (Emine Erdoğan) dhe ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betyl Sajan Kaja janë angazhuar për të përballuar shpenzimet e shkollës së Merves.

Haber Türk” –“Fitorja është rruga e vetme”

Fitorja është qëllimi kryesor i kombëtare turke A, e cila sonte në 21.45 do të përballet me Islandën në rrugëtimin e saj drejt botërorit Rusi 2018. Takimin do ta drejtojë gjyqtari Szymon Marciniak nga Federata Polake e Futbollit.



Lajme të ngjashme