Pasqyra e shtypit turk

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 5 tetor 2017:

Pasqyra e shtypit turk

“Vatan”: Marrëveshje e madhe nga gjigandi turk

Një nga adresat më të njohura të Turqisë për blerje online “Hepsiburada.com” në lidhje me marrjen e ofertave të shitjes ka arritur marrëveshje me grupin Goldman Sachs. Sipas lajmit të shfaqur në Bloomberg International në lidhje me këtë çështje bëhet e ditur se Hepsiburada do ti marrë ofertat e shitjes nëpërmjet Goldman Sach Group. Kompania Goldman Sach me famë botërore në  fushën e konsultimit të investimit dhe financës, me këtë marrëveshje, do të sipërmarrë rolin e vlerësimit të ofertave që do ti bëhen Hepsiburada. Edhe eBay, që bleu 93% të aksioneve të GittiGidiyor në vitin 2011, hyri në tregun turk të blerjeve online.  

“Yeni Şafak”: Aktori i famshëm i Bollywood-it, Aamir Khan do të takohet me yjet e filmit turk

Aktori i famshëm i Bollywood-it, njëkohësisht edhe regjisor dhe producent, Aamir Khan erdhi në Stamboll si i ftuari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Në një deklaratë të bërë për interesin e gazetarëve ai tha se pret që prej kohësh të vijë në këtë vend të bukur. “Më në fund erdha në Turqi. Me të vërtetë jam shumë i lumtur” tha Khan. Ai falënderoi popullin turk për interesin e madh dhe u shpreh se dëshiron të takohet edhe me yjet e filmit turk. Gazeta citon Khan të ketë thënë se gjendet në Turqi për promovimin e filmit “Secret Superstar" që do të shfaqet në 20 tetor në kinema njëkohësisht edhe në Indi edhe në Turqi. Khan nënvizoi se është kurioz për mendimet e popullit turk në lidhje me filmin. Gjithashtu ai nuk harroi të shprehet edhe në lidhje me fluturimin e tij me Linjat Ajrore Turke (THY) duke e lavdëruar kompaninë turke për udhëtimin e mrekullueshëm.

“Sabah”: Emigrantët do të bëhen ambasadorë të markave turke

Fakti se turqit gjenden gjithkund në botë ka hapur një horizont të ri për sektorin e tekstilit. Sektori i tekstilit të shtëpisë në Turqi, për të rritur eksportin dhe vlerën e shtuar do të bashkëpunojë me emigrantët. Kompanitë, që planifikojnë të bëjnë emigrantët përfaqësues, në këtë mënyrë do të tregtojnë më mirë produktet dhe do të shumëfishojnë shitjet. Kompanitë turke, në sektorin e tekstilit të shtëpisë (duke filluar nga mbulesat tek perdet e më gjerë) kanë arritur shifrat me dy numra në eksportin drejt Evropës. Kompanitë e tekstilit të këtij sektori që kanë fituar aftësinë për të hyrë me shpejtësi në tregje të reja kanë arritur me sukses ti dërgojnë (eksportojnë) produktet e tyre deri në Lindjen e Largët. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shiten peshqirë ndërsa në Kinë pëlhurë për mbulesa dhe perde.

“Star”: Aplikim për ‘Urën e Gjatë’ në Guinness

Për Uzun Köprü (Ura e Gjatë) që gjendet mbi Lumin Ergene në rrethin Edirne të Turqisë duke u regjistruar si ura e gurit më e gjatë në botë mbi të cilën mund të kalojnë automjete u aplikua për të hyrë në Librin e Rekordeve, Guinness. Vepra historike, që i jep emrin nënprefekturës Uzunkëpry (Uzunköprü), që lidh Anadollin me Ballkanin dhe mban veçorinë e urës më të gjatë të gurit në botë, u ndërtua nga ana e Sulltan Muratit të II gjatë viteve 1426-1443 nga arkitekti më i njohur i asaj periudhe, Muslihiddin.  Ura 1 393 metra e gjatë dhe 6,8 metra e gjerë zë vend edhe në listën e përkohshme të Trashëgimisë Kulturore Botërore, UNESCO.

“Haber Türk”: Portieri i ri, ndër 60 futbollistët premtues për të ardhmen  

Gazeta angleze The Guardian e tregoi portierin e kombëtares turke, 17-vjeçarin që luan për skuadrën Alltënordu (Altınordu), Berke Özer ndër 60 futbollistët që janë premtues për të ardhmen. Në artikullin e publikuar nën titullin “60 talentet më të reja të futbollit në botë” nga Turqia zë vend vetëm portieri Berke duke lumturuar kështu edhe udhëheqësit e klubit sportiv Alltënordu. Në listën ku u treguan edhe futbollistë të lindur në vitin 2000 dhe që veshin fanellat e gjigandëve të botës si Manchester City, Roma, Inter, Milan, Real Madrid, Liverpool, Ajax, Chelsea, Bayern Münih, Borussia Dortmund, Barcelona, për Berken u fol plot fjalë lavdëruese. Në lajm u tërhoq vëmendjen se për portierin turk interesohen shumë klube sportive të Evropës me në krye, klubin anglez Manchester City.



Lajme të ngjashme