Shtypi turk 02.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 2 tetor 2017:

Shtypi turk 02.10.2017

“Star”: Erdogan i bën thirrje Barzanit: Në qoftë se heq dorë nga ky gabim do të jemi pran jush

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë me rastin e fillimit të vitit të ri legjislativ i bëri një vlerësim referendumit për pavarësi që u organizua nga administrata rajonale kurde e Irakut. Presidenti Erdoan në fjalën e tij tha se referendumi për pavarësi i organizuar më 25 shtator nga ana e administratës rajonale kurde e Irakut nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe se kjo tentativë është një problem më vete. “Problemi kryesor këtu është se kujt do ti shërbejnë këto pasoja të dala nga kjo iniciativë. Është shumë e qartë se nga ky rezultat nuk do të dalë asgjë e dobishme për kurdët, arabët, turkmenët dhe grupet tjera”.

“Vatan”: Ditët e arta për ekonominë

Nënsekretaria e Thesarit hodhi hapat e para që floriri në duart e qytetarëve ti shtohet ekonomisë. Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se shitja e bonove të Thesarit, të cilat do të ofrojnë fitime në flori, kanë filluar sot, ndërsa shtoi se “Me anë të këtyre bonove do të përshpejtohet edhe ekonomia. Do të forcohen edhe rezervat bruto të Bankës Qendrore dhe do të ulet presioni mbi normat e dispozitave të kredisë”. Në këtë mënyrë do të vlerësohen edhe rreth 300 miliardë lira turke, të kursimeve të supozuara të qytetarëve.

“Sabah”: 8 nga 10 makina janë eksportuar

Industria e automobilistikes po ecë me hapa të sigurt drejt prodhimit dhe objektivave rekorde të eksportit deri në fund të vitit. Në 8 muajt e parë të vitit prodhimi i automobilave është rritur me 19% dhe arriti në 1 milionë e 90 mijë copë. Ndërkaq eksporti për periudhën e njëjtë është rritur me 26% për copë, ndërsa eksporti i përgjithshëm u rrit për 890 mijë copë dhe u doli në nivelin mjaftë të lartë prej 80%. Sipas kësaj llogarie, industria turke e automobilistikes ka eksportuar 8 nga 10 makina të prodhuara.

“Haberturk”: Sulltaneshat e rrjetës zunë vendin e tretë në Evropë

Skuadra kombëtare turke e volejbollit për femra në ndeshjen në kuadër të Kampionatit Evropian 2017 me Azerbejxhanin për vendin e tretë, korri fitore me rezultat 3-1 dhe fitoi medaljen e bronztë. Ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Ashkën Bak (Osman Aşkın Bak) uroj skuadrën kombëtare turke të volejbollit për femra për fitore. Në mesazhin e tij të urimit ministri Bak shkruan: “Përgëzoj skuadrën kombëtare për sukseset e arritura në Kampionatin Evropian të Volejbollit për Femra që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit dhe për medaljen e bronztë. Ky sukses i sportisteve tanë në arenën ndërkombëtare na bën të jemi krenarë. Turqia edhe njëherë dëshmoi se sa e suksesshme është në volejboll”.

“Yeni Safak”: Punësim për 3,5 milionë të rinj

Qeveria, e cila premtoi punësim për 3,5 milionë të rinj në sektorin publik dhe atë privat, përforcoj objektivat e saj të punësimit në programin e ekonomisë trevjeçare. Këshilltarët për vende të punës dhe profesione do të profesionalizohen për grupe të posaçme dhe do të hapin porta të reja për grupe të rrezikuara nga përjashtimi social. Do të përcaktohen profilet të cilët janë të papunë dhe pa përgatitje profesionale dhe do të mundësohet profesionalizimi i tyre. Ndërkaq në kuadër të punimeve për të mirën e shoqërisë edhe sektori privat do të bëjë punësime të reja.



Lajme të ngjashme