Shtypi turk 29.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 29 shtator 2017:

Shtypi turk 29.09.2017

“Hürriyet”: Qëndrim i përbashkët nga Erdoan dhe Putin për Sirinë

Nga takimi kritik i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, doli theksi i mbrojtjes së tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë. Gazeta citon Presidentin Erdoan të ketë thënë: “Në periudhën delikate pas referendumit të jashtëligjshëm të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) duhet ti paraprijmë gabimeve akoma edhe më të mëdha të kësaj administrate (KRG).

“Haber Türk”: Përgjigjja e Kryeministrit Jëlldërëm për ndonjë kërcënim të mundshëm në kufi: Do të jepet kundërpërgjigjja më e qartë dhe më e ashpër

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) vlerësoi referendumin e jashtëligjshëm të mbajtur në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (KRG) ditën e hënë më 25 shtator, duke thënë: “Nëse bëhet ndonjë kërcënim ndaj vendit tonë, ndaj sigurisë kombëtare brenda dhe jashtë kufirit tonë, nuk do të hezitojmë për të dhënë kundërpërgjigjen më të qartë dhe më të ashpër.

“Star”: Organizata terroriste po çmendet

Ministri i Brendshëm, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) tha se në operacionet e zhvilluara me Mjete Ajrore të Armatosura pa Pilotë (SIHA) nuk ka rënë asnjë dëshmorë. Ai tha se janë shkatërruar strategjitë dhe taktikat e terroristëve dhe rekrutimi i terroristëve ka rënë në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit.

“Yeni Şafak": Hapi i parë për agjencinë kombëtare të vlerësimit të kredive, rating turk

Turqia hedh hapin e parë për agjencinë kombëtare të vlerësimit të kredive. Në kuadër të Programit të ri Afatmesëm, së pari, për të siguruar infrastrukturën e mbledhjeve të të dhënave në lidhje me notat e vlerësimit, do të krijohet Agjencia Qendrore e Regjistrimit të Rrezikut. Më pas do të fillojnë punimet për krijimin e agjencisë kombëtare të vlerësimit të kredive.

“Sabah”: Fitore historike nga Konja

Skuadra turke e futbollit Atiker Konjaspor (Atiker Konyaspor) që priti në fushën e saj Vitoria Guimaraes në Grupin I të Ligës së Evroipës, UEFA arriti fitoren e saj të parë. Atiker Konjaspor mundi Vitoria Guimaraes me rezultatin 2-1. Kjo është fitorja e parë e skuadrës turke në fjalë në Evropë.



Lajme të ngjashme