Shtypi turk 28.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 28 shtator 2017:

Shtypi turk 28.09.2017

“Sabah”: Samit historik në Ankara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti, sot do të zhvilloj një vizitë pune në Ankara. Presidentët Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin pas takimit kokë më kokë në Kompleksin Presidencial do të kryesojnë në takimin mes delegacioneve të dy vendeve. Gjatë takimit të dy liderët krahas çështjeve globale dhe rajonale do të shkëmbejnë mendime në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Yeni Safak”: Kamp me kapacitet 100 mijë persona për Arakanin

Zëvendëskryeministri Recep Akdag, vizitoi kampin e refugjatëve të myslimanëve të Arakanit në Bangladesh. Në takimin e tij me myslimanët e Arakanit, Zëvendëskryeministri Akdag bëri të ditur se Turqia do të ndërtoj një kamp për refugjatët me kapacitet 100 mijë persona. Turqia në Bangladesh gjithashtu do të hapë puse të ujit dhe do të ngre një spital fushor.

“Vatan”: Muri turk i gjatë 911km

Turqia në kufirin e saj me Sirinë përfundoi ndërtimin e murit të tretë më të gjatë në botë të ndërtuar në kuadër të luftës kundër terrorit, emigrimit të jashtëm dhe kontrabandimit. Kullat inteligjente të vrojtimit, që u ndërtuan në çdo 300 metra përgjatë murit, u pajisën me armë të sofistikuara të prodhuara nga ASELSAN-i, ndërsa nga ana e Turqisë u hap edhe rruga për patrullimin e forcave të sigurisë.

“Hurriyet”: Një gjigant tjetër lundrues për gazin natyror

Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore përgatitet për të hedhur firmën në një projekt të rëndësishëm për sigurimin e furnizimit me gaz natyror të Turqisë. Si rezultat i bisedimeve të zhvilluara me kompaninë japoneze “MOL” (Mitsui-OSK Lines) kompania turke BOTAS nënshkroi marrëveshjen e marrjes me qira. Terminali gjigant lundrues do të filloj me punë në muajin nëntor. Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak në një deklaratë të bërë më herët ka thënë se “Deri në fund të vitit do të vëmë në shërbim edhe terminalin e dytë lundrues për të siguruar furnizimin e Turqisë me gaz natyror të lëngshëm (LNG)”.

“Star”: Simotra reaktive e avionit “Hurkus”

Kompania TUSAS, njëra prej partnerëve të Fondacionit për Forcimin e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSKGV), me rastin e 30-vjetorit të themelimit të fondacionit hapi dyert e saj për vizitorët. Gjatë këtij aktiviteti vizitorët u informuan mbi projektet e kompanisë, ndërsa u shfaqë edhe një film prezantues mbi konceptin e projektit “Hurjet” që është versioni reaktiv i avionit të parë kombëtar trajnues “Hurkus”. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë TUSAS, Temel Kotil në deklaratën e tij të bërë deklaroi se projekti “Hurjet” është miratuar nga bordi drejtues i kompanisë dhe se është vënë në jetë.



Lajme të ngjashme