Shtypi turk 25.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 25 shtator 2017:

Shtypi turk 25.09.2017

Yeni Şafak” – “Niveli i rritjes ekonomike në Turqi mund të kapë 7%”

Duke folur për rritjen e ekonomisë turke Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha: “Së shpejti do të publikohen të dhënat e tremujorit të tretë, do të kapim 7%”. Turqia është një ishull stabiliteti, një garanci në rajon,- theksoi Jëlldërëm dhe shtoi: “Në çerekun e parë të 2017-ës Turqia u rrit me 5%, kurse në çerekun e dytë rritja ishte 5,2%”.

Vatan” – “Boeing-u do të bëhet ‘turk’

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se duan që avionin Boeing ‘ta bëjnë turk’. “Nuk duam të blejmë vetëm avionë, por duam të prodhojmë edhe pjesë të këtij avioni”,- shtoi ai. Në sqarimet që bëri lidhur me takimin e realizuar në Nju-Jork për përfaqësuesit e kompanisë, Zejbekçi tha: “Duhet të krijojmë kompani turke sipas zinxhirit furnizues të Boeing, duhet që Boeing-un ta bëjmë turk. Ne duhet të themelojmë kompani turke të afta jo vetëm për të prodhuar seritë e avionëve Boeing, por të tilla, që të jenë një pjesë e pandashme e zinxhirit furnizues të Boeing me teknologjinë, kulturën e punës, konceptin dhe R&D (Kërkim dhe Zhvillim). Me ata ramë dakord në lidhje me këtë çështje. Ne si Turqi synojmë të prodhojmë çdo gjë, në fushën e teknologjive të mirëmbajtjes, në kuptimin e prodhimit të disa pjesëve, si kolltukë, trup avioni etj.”.

Haber Türk” – “Në Mersin filloi eksporti i agrumeve”

Në Mersin, provinca që përballon pjesën më të madhe të prodhimit të limonit në Turqi, ka nisur eksporti i agrumeve. Prodhuesi është i kënaqur nga kërkesat e shumta. Vitin e kaluar Mersini, një nga qytetet pararojë të agrumeve turke, zuri vendin e parë në Turqi në prodhimin e limonit, 587 mijë ton limonë. Prodhimi total i agrumeve ishte 1 milionë e 52 mijë tonë. Objektivi për këtë vit dhe ai afatgjatë është 1,5 milionë tonë agrume, nga të cilat 1 milionë tonë do të jenë limonë. Pjesa më e madhe e limonëve eksportohet në Rusi dhe vendet arabe dhe në rreth 20 vende të Bashkimit Evropian.

Sabah” – “Në timon janë turqit”

Sektori automobilistik i Turqisë sot eksporton në 193 vende të 5 kontinenteve, por njëherësh eksporton edhe drejtues për kompanitë gjigande të botës. Shumë turq sot punojnë si drejtues të nivelit të lartë në katër anët e botës. Ata i shikon në çdo fushë të sektorit automobilistik, duke filluar që nga dizenjimi e marketingu, e deri tek komunikacioni, nga shitblerja e servisi e deri tek zhvillimi i produktit. Drejtuesit turq transferohen në kompani gjigande automobilistike. Gjithashtu jashtë shtetit ata punojnë edhe si ambasadorë të sektorit automobilistik të Turqisë.

Star” – “Në Norvegji është zbuluar atllasi i parë i shtypur nga turqit”

Atllasi është ruajtur për shumë vite në Bibliotekën Kombëtare të Norvegjisë dhe është atllasi i parë i turqve dhe myslimanëve. Atllasi mban datën 1803 dhe titullin “Përkthimi i Atllasit Botëror”. Punonjësi i bibliotekës, Ander Kvernberg atllasin e gjeti me ndihmën e medias sociale. Atllasi është shtypur në Stamboll në vitin 1803 dhe vetëm në 50 kopje. Sot në botë mund të jenë të rralla kopjet e këtij atllasi. Fotografinë e atllasit Kvernberg e publikoi në platformën e medias sociale Reddit. Nga komenti që ka bërë një përdorues i Reddit ai ka mësuar që emri i librit në fjalë është “Përkthimi i Atllasit Botëror”. Kvernberg zbriti në depo për të parë se kishte kopje tjetër apo ribotim të atllasit, por konstatoi që letra e përdorur ishte e vjetër dhe prej lëkure, atllasi ishte botim i vetëm dhe nuk ishte shtypur më pas. Sot në botë nga ky lloj atllasi gjenden 14 copë.



Lajme të ngjashme