Shtypi turk 22.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 22 shtator 2017:

Shtypi turk 22.09.2017

“Vatan": Marrëdhëniet tona janë në pikën më të mirë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në takim u shqyrtua kryesisht referendumi i pavarësisë që planifikohet të mbahet ditën e hënë në veri të Irakut dhe gjendja e fundit në Siri. Erdoan theksoi rëndësinë që Turqia i jep tërësisë territoriale të Irakut. Ai kërkoi anulimin ose shtyrjen e referendumit dhe kjo u mbështet edhe nga Trump. Kreu i shtetit turk shprehu edhe shqetësimin për dhënien e armëve YPG-së, krahut të PKK-së në Siri. Edhe Trump tha se Erdoan po punon në një rajon shumë të vështirë dhe po nxjerr në shesh një punë shumë të mirë dhe përdori shprehjen: “Marrëdhëniet tona janë në pikën më të mirë”.

“Star": Kuvendi do të mblidhet për rezolutën

Sanksionet kundër kryetarit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani, që insiston për referendumin, do të dalin në shesh me vendimet që do të merren me radhë në samitin shtetëror. Për të zgjatur rezolutën e dërgimit të ushtarëve, që skadon në datën 2 tetor, Këshilli i Përgjithshëm i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) do të zhvillojë nesër (23 shtator) një mbledhje të jashtëzakonshme.

“Haber Türk”: Duke kaluar në 6% rritje ekonomike në çerekun e tretë mund të jemi numri 1 në botë

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) mori pjesë Samitin e Botës së Biznesit të organizuar në Nju-Jork nga dega e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD), në kuadër të javës së punimeve të Asamblesë së 72-të të Përgjithshme të OKB-së. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Ministri turk bëri të ditur se vitin e kaluar ekonomia e Turqisë u rrit 3,2% dhe e vazhdoi fjalimin duke thënë: “Në çerekun e parë dhe të dytë të vitit 2017, ekonomia turke u rrit 5,2% dhe në çerekun e tretë, me mbështetjen e ndikimit bazë të çerekut të tretë të vitit 2016, do të jemi numri 1 në botë”.

“Yeni Şafak”: Bashkëpunim energjik

Kompania ruse e energjisë Lukoil, investimet e së cilës kanë arritur vlerën 1 miliardë dollarë në Turqi, deklaroi se me marrëveshjen e bërë me Miller Holding i kanë shtuar rrjetit të shpërndarjes së karburantit edhe 6 distributorë të tjerë. Sipas deklaratës së bërë nga kompania në inaugurimin simbolik të realizuar për 6 bazat në Kompleksin e Karburantit Dardanos të Miller Holding në rrethin Çanakkala të Turqisë, kjo është hallka e re e bashkëpunimit turko-rus në energji. Drejtori i Përgjithshëm i Lukoil, Arash Repac, tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi Lukoil-Miller është një tregues i rëndësisë që i jepet Turqisë dhe shtoi: “Turqia është një lokacion shumë i rëndësishëm për Lukoil dhe në të njëjtën kohë është edhe një treg i rëndësishëm. Si rrjedhojë investimet tona vazhdojnë duke u rritur. Investimet tona në Turqi do të vazhdojnë; të gjithë të jenë të sigurt për këtë”.

“Sabah”: Adana, baza më e madhe e shëndetësisë në Turqi

Spitali Qytetit të Adanas krahas pacientëve të qytetit filloi të japë shërbim edhe për pacientët që vijnë nga 9 rrethe të tjera. Brenda kampusit të spitalit është edhe qendra e fizioterapisë dhe rehabilitimit me 150 shtretër ku aplikohen metoda të zhvilluara (mjekësi moderne) që zbatohen ndaj veteranëve si dhe njësia e vetme e plagëve të djegies në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Spitaleve Publike në Adana, Asistent Profesor Dr. Ibrahim Ethem Ëzsoj (Özsoy) tha se spitali i qytetit është një hap shumë i rëndësishëm për ta bërë Adanan një bazë të shëndetësisë.



Lajme të ngjashme