Shtypi turk 21.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë botuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 21 shtator 2017:

Shtypi turk 21.09.2017

“Sabah”: Duhet të hedhim hapa për raketat balistike

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dje në Forumin Global të Biznesit Bloomberg të mbajtur në Nju-Jork foli për sistemin e mbrojtjes ajrore të tipit S-400 të cilën Turqia do ta blejë nga Rusia. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Ndërkohë që në Siri ndodhet sistemi S-400 unë jam i detyruar që të marrë një sistem S-400, S-500 madje edhe S-600. Këto janë hapa që duhet ti hedhim në drejtim të vetmbrojtjes”.

“Hurriyet”: Bateritë e obusëve janë në gjendje të gatshme

Stërvitjet ushtarake të filluara nga Forcat e Armatosura të Turqisë në afërsi të vendkalimit kufitarë Habur vazhduan edhe dje. Në këtë stërvitje ku marrin pjesë një numër i madh i ushtarëve dhe i makinerisë ushtarake, pjesa më e madhe e së cilës përbëhet prej tankeve, me makina të rënda pune u zgjeruan edhe pozicionet e armëve të rënda. Ndërkaq për ushtarët u ngritën edhe çadrat. Në media u pasqyruan edhe fotot e obusëve dhe të granatave të kalibrit 155mm të gatshme për qitje.

“Vatan”: Ura e eksporti për në ShBA

Sot në Nju-Jork të ShBA-së përurohet dega e Qendrës Tregtare të Turqisë. Kjo qendër që ndodhet në afërsi të godinës “Empire State”, do të mundësoj që kompanitë turke që të hapen në Amerikë. Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, i cili do të bëjë hapjen e qendrës që ndodhet në një pikë më prestigjioze të Nju-Jorkut, tha se kjo qendër do të jetë ura kryesore për hyrje në tregun amerikan.

“Star”: Në Konja frynë era e muzikës mistike

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Mistike në Konja, ku do të marrin pjesë artisët e shquar të muzikës mistike nga mbarë trevat islame, do të mbahet mes datave 22-30 shtator. Festivali që do të mbahet në sallonin “Sulltan Veled” të Qendrës së Kuluturës Mevlana do të zgjas 9 ditë.

“Haberturk”: Super finalja në stadiumin Vodafone Park

Nga UEFA erdhi një lajm që do ta bëjë të krenohen vendin dhe klubi i Besiktasit. Në mbledhjen e bordit drejtues të UEFA-s të mbajtur dje në qytetin Nyon të Francës u mor vendim që ndeshja e Super Kupës së UEFA-s e vitit 2019 të luhet në stadiumin e Besiktasit, Vodafone Park. Ky stadium ishte në mesin e 3 kandidatëve për ndeshjen finale të Ligës Evropiane të UEFA-s për vitin 2019 dhe në mesin e 7 kandidatëve për ndeshjen e Super Kupës së UEFA-s. Kështu Turqia për herë të tretë do të mirëpret një eveniment të madh sportiv të UEFA-s.



Lajme të ngjashme