Shtypi turk 19.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë 19 shtator 2017:

Shtypi turk 19.09.2017

“Hurriyet”: Stambolli të bëhet një nga qëndrat e OKB-së

Presidenti Recep Tayyip Erdogan hodhi themelin e Shtëpisë Turke, e cila do të ndërtohet përballë selisë së OKB-së në Nju-Jork. Në fjalën e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdogan tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të bëjë reforma për t’iu përshtatur kushteve. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Këtë vit reformat janë në rendin e ditës, por nuk shohim ndonjë përpjekje për reforma strukturore. Reformat kryesore janë ato strukturore. Ne propozuam që Stambolli të bëhet një qendër e OKB-së. Kjo qendër do të vë në jetë objektivat tona për të forcuar politikën e jashtme, të cilën ne e ndërtuam mbi themelet e vlerave humanitare dhe të diplomacisë”.

“Haberturk”: Paralajmërim i kufirit

Pas paralajmërimit të Presidentit Erdogan se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet më 22 shtator do të merren vendime të ashpra edhe Kryeministri Binali Yildirim dje në qytetin Sanliurfa bëri paralajmërim të ngjashëm. “Ata të cilët përpiqen për të formuar shtet artificial do të marrin përgjigjen e duhur menjëherë”, ka thënë Kryeministri Yilidirim. Në ditën kur Kryeministri paralajmëroi duke thënë se “Turqia është e vendosur dhe nuk do të tërhiqet aspak”, edhe Forcat e Armatosura të Turqisë dje në Sanliurfa në kufirin me Irakun me rreth 100 tanke, obus dhe autoblinda filluan një stërvitje ushtarake të cilësisë së sfidës së kreut të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani.

“Sabah”: Turqia do të rritet mbi 5,5%

Kryeministri Binali Yildirim, duke e bërë të ditur se ekonomia turke deri në fund të vitit do të rritet mbi 5,5% tha se në këtë mënyrë do të rritet edhe punësimi. Duke e bërë të ditur se e tërë bota është duke bërë fjalë me lëvdata për sukseset e arritura të ekonomisë turke, Yildirim tha se “Suksesin që shënoi ekonomia turke krahas të gjitha presioneve globale, trazirave rajonale dhe luftërave të gjitha organet mediatike të Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatat kompetente të botës e tregojnë si një histori epike”. Ai gjithashtu bëri të ditur se të ardhurat e Turqisë sipas paritetit të fuqisë blerëse dolën mbi 25 mijë dollarë.

“Star”: Takim gjigant në ushqim

Panairi “CNR Food Istanbul”, i cili synon të bëhet panairi më i madh i botës në këtë fushë, nesër hap dyert për vizitorët. Për herë të parë në këtë panair do të mblidhen në një vend sektorët e ushqimit, paketimit, ambalazhimit dhe të konsumit jo-shtëpiak. Panairi organizohet në Yesikloy të Stambollit dhe do të jetë i hapur deri më 23 shtator. Aktiviteti do të jetë skenë e takimit të gjigantëve botërorë të këtij sektori. Markat e shquara do të ekspozojnë prodhimet e tyre më të reja. Kjo platformë që do të krijoj terren për partneritete të reja, do të prezantoj edhe të arriturat e fundit për drejtorët e sektorit të ushqimit, shefat e kuzhinës, pronarët e bizneseve dhe udhëheqësit e lartë të kompanive. Rreth 1 mijë e 500 përfaqësues të kompanive nga 45 vende të ndryshme të botës, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës, do të takohen me vizitorët.

“Yeni Safak”: Hapen bankat e reja pjesëmarrëse

Rritet interesimi për bankat pjesëmarrëse në Turqi. Bankat “Ziraat Katilim” dhe “Vakif Katilim” mbushën zbrazëtirën e madhe në këtë sektor, ndërkaq numri i filialeve të bankave pjesëmarrëse arriti në 1 mijë. Në këto banka janë punësuar 14 mijë e 867 persona. Fondi i mbledhur i këtij sektori deri më datën 7 shtator 2017 në krahasim me fundvitin e vitit të kaluar u rrit për 14% dhe arriti shifrën prej 96 miliardë e 674 milionë lira turke. Bëhet e ditur se në këtë sektor, rritja e të cilit do të jetë mbi 20% deri në fund të vitit, do të hyjnë edhe bankat tjera. Në rend të ditës ndodhet edhe rihapja në këtë sektorë të bankave “Adabank”, “Banka Tregtare Turke” dhe “Emlak Bank”.



Lajme të ngjashme